Kombëtarja e futbollit të 21-vjeçarëve e nisi me një barazim pa gola fushatën Eliminatore për Europianin, duke u ndalur në stadiumin “Elbasan Arena” nga Estonia.
Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi me disa ndryshime në formacion krahasuar me sfidat e fundit, ngulmuan gjatë gjithë takimit, por nuk gjetën dot rrugën e rrjetës.
Seferi, Bare dhe Abajaz kishin në këmbët e tyre raste që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e takimit, por dështuan përballë portierit balltik në tentativat e tyre.
Në minutën e 41 sulmuesi i Atletikos së Madridit Kejdi Bare provoi edhe me një goditje ballore në kuadratin e Estonisë, por pa sukses.
Në fraksionin e dytë gjërat u komplikuan me përjashtimin e Agim Zekës. Premiera e tij në eliminatore zgjati vetëm 3 minuta pasi hyri në fushë, pasi la Shqipërinë në inferioritet numerik. Ofensiva e kuqezinjve mbeti konsistonte edhe në pjesën e mbetur të lojës, por portieri Igonen u kthye në heroin e miqve.