Pas humbjes në sekondat e fundit ndaj Irlandës së Veriut, 21-vjeçarët shqiptarë kanë reflektuar duke marrë një fitore të madhe 2-3 ndaj Islandës.
Kristal Abazaj ishte autor i dy golave për Shpresat e Shqipërisë, ndërsa goli i tretë u shënua nga Durmishaj.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bushi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, ku edhe pse ishte në disavantazh në pjesën e parë arritën ta kthejnë rezultatin në favorin tonë.
Një fitore e rëndësishme, e cila e ngjit ekipin Shpresa të Shqipërisë përkohësisht në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa grupi udhëhiqet nga Irlanda e Veriut me 6 pikë në dy ndeshje./a.m.