Çdo trajner ka metodën e tij të punës dhe në ndryshim nga Xhani De Biazi, që për shumicën e gjërave vendoste vetë, duket se Kristian Panuçi ka ide të tjera kur bëhet fjalë për mediat.
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare ia ka lënë në dorë kapitenit Ansi Agollit për të vendosur se kush nga lojtarët do të dalë në konferencat për shtyp që FSHF-ja ka organizuar çdo ditë gjatë orës 13:30, shkruan “Panorama Sport”.
Ndoshta ky është një vendim paraprak i trajnerit italian, duke pasur ndihmën e kapitenit në grumbullimin e parë të Kombëtares.
a.ç