Pas barazimit në Danimarkë kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në atdhe të shtunën në orën 18:30. Kuqezinjtë janë pritur në aeroport nga një numër i madh tifozësh kuqezinj dhe interesimi maksimal i mediave.
Por asnjë nga lojtarët dhe drejtuesit nuk ka folur për mediat, ndërsa ekipi është akomoduar duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e së hënës përballë Portugalisë në Elbasan.









