Para Euro 2016-ës, Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë. Ekipi kuqezi është ngjitur tre vende në renditjen e FIFA-s për muajin Qershor.
Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e 42-të për muajin qershor, pas fitores në sfidën miqësore ndaj Katarit.
Skuadra e Gianni De Biasit ka lënë poshtë vetes skuadra si Skocia, Paraguai edhe Egjiptin. Tashmë Kombëtarja ka 667 pikë në total, 35 më tepër se muajin e kaluar.
Nga rivalët e Grupit A në Euro 2016, Zvicra pozicionohet e 15-a, Franca e 17-a, ndërsa Rumania klasifikohet në vendin e 22-të.
Në krye të renditjes botërore të FIFA-s mbetet Argjentina, që ndiqet si gjithmonë nga Belgjika.
Në vendin e tretë është ngjitur Kolumbia, ndërsa pas një pozicioni të fituar Gjermania tashmë klasifikohet e katërta./a.m.