• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kombëtarja matet me numra dhe…”, Shakohoxha: Sylvinho s’di ta lexojë futbollin, por ka përvojën

by A R
12/10/2025 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Shakohoxha foli nga Beogradi për Report TV pas fitores 0-1 që Kombëtarja kuqezi siguroi kundër Serbisë me golin e Rey Manaj në minutën e 45+1′ Ky sukses ishte mëse i merituar për ekipin tonë që lë pas Serbinë me katër pikë më pak, duke fituar ndeshjen direkte.

Për Shakohoxhën, trajneri Sylvinho është në kohën dhe vendin e duhur, pasi sipas tij ai s’di ta lexojë mirë futbollin, por ka përvojën. Për komentatorin sportiv, Kombëtarja e ka siguruar zonën play-off paçka dy ndeshjeve kundër Andorrës më 13 nëntor në udhëtim dhe Anglisë tre ditë më vonë në Tiranë.

“A është kjo fitorja më e jashtëzakonshme e Shqipërisë?

Besoj që po, kjo është fitorja më e bukur në historinë e futbollit shqiptar, për shkak të 100 e ca motiveve. Edhe fitorja kundër Greqisë në Tiranë (2004) kur ata u shpallën kampionë Evrope, por edhe ndaj Rumanisë në Euro 16. Kjo e djeshmja ishte fitorja më e madhe që bashkon gjithë shqiptarët. Ky sukses me të vërtetë që do mbahet mend gjatë.

Kam thënë që kemi ekip më të mirë dhe do fitojmë, duhet të fitonim. Kur e pashë që ndeshja do luhej në Leskovac, u binda më shumë që kjo ndeshje do fitohej nga ne, sepse atë që bëmë ne në Tiranë, që ‘fikëm tifozët’, këtë bënë edhe këta këtu, por kjo për fatin tonë të madh. Luajtëm në kushtet më optimale të mundshme që mund të luanim në Serbi dhe ishte një mundësi e jashtëzakonshme për ne. Manajt i kam thënë që do shënonte në Serbi dhe mos e mbante mendjen te penalltia e humbur në Tiranë. Kisha një ndjesi të mirë për këtë ndeshje. Në këto çaste ne kemi ekip më të mirë se Serbia.

A është ky brezi më i mirë i Kombëtares?

Futbolli matet me numra, rezultate dhe suksese. Duke parë këto besoj se ky brez, duke harruar Ligën e Kombeve, është një nga skuadrat më të mira në historinë e kombëtares shqiptare. Disa nga futbollistët që kemi sot, mos t’i marrim me emra, janë padyshim më të mirët e historisë në rolin e tyre.

Ndikimi i trajnerit në këtë sukses…

Influenca e trajnerit në këtë skuadër është e minimizuar, nuk shoh një trajner me aftësi të mëdha. Shoh një ekip shumë të bashkuar me njëri-tjetrin që jep shumë dhe luan në mënyrë të mrekullueshme. Influencën e trajnerit nuk e shoh, nuk e ndjej, nuk duket. Sylvinho ka ulje-ngritje të ndryshme, gjatë ndeshjes reagon shumë pak. Sylvinho është në vendin e duhur, në momentin e duhur. Influencë në ekip kishte De Biasi. Sylvinho ka përvojë, e sjell këtu. Por nuk e shoh që ta lexojë aq mirë futbollin. E shoh një trajner që ka fat që është në këtë moment të Shqipërisë.

Uzuni është një ‘top-player’ që ka Shqipëria. Mos harrojmë që ky trajner e la jashtë Evropianit, kur ishte sulmuesi më i mirë në La Liga 2 në Spanjë. Di të them që trajneri besoi që futi në fushë emrat më të mirë. Në këtë moment po konsolidojmë formacionin. Shehun nuk e njihnim, ai është ndër më të talentuarit që ka veshur këtë fanellë.

Ndër vite, është talenti më i mirë që ka veshur këtë fanellë. Duhet ta lëmë të qetë, i japim ca përgjegjësi që nuk mund t’i mbajë në kurriz, edhe për shkak të viteve. Broja është super sulmues që duhet ta kemi në vëmendje dhe mbrojtje. Janë po ata që thonë se është hero dhe kur nuk shënon, thonë jo nuk është hero. Në të ardhmen do i dhurojë shumë gola ekipit. Them se Manaj do thyejë rekordin me gola, pastaj do e mbërrijë Broja. Manaj e ka shënuar golin e parë në ekip në vëllazëroren kundër Kosovës në Prishtinë. Manaj e kishte mendjen te goli i djeshëm, që mbrëmjen e 7 qershorit kur humbi penalltinë kundër Serbisë në Tiranë.

Me ekipet e mëdha Kombëtarja angazhohet, çfarë kujdesi duhet treguar me Andorrën?

Andorra na ka mposhtur në një miqësore në ndeshjen e fundit të Demollarit në stol. Serbia është në nivelin tonë, luajmë mirë. Anglisë çfarë t’i bëjmë? Skuadrat këtu e kanë defektin më të madh. Shqipëria është në vendin e dytë dhe të shohim kush do na bjerë në play-off. Rivalin e parë do e kalojmë, të shohim kush do jetë i dyti”, tha Dritan Shakohoxha për Report TV.

Next Post
Receta natyrale për duhanpirësit, që ul rrezikun për shëndetin

Duhanpirja në nivele shqetësuese, ekspertët: 38% e shqiptarëve mbi 15 vjeç janë konsumatorë

Comments 1

  1. Fla mu Ri Kuq e Zi Kre Na Ri says:
    5 months ago

    Pirdh o Shako, pirdh se lirohesh…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In