“Shokë skuadra” edhe në bindjet politike. Pas Armando Sadikut, fushatës elektorale që po mbahet në vendin tonë i është bashkuar edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit shfaqet në një video të postuar nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, duke deklaruar se vota e tij do shkojë për Edi Ramën.
“Përshëndetje unë jam Elseid Hysaj, lojtar i Kombëtares shqiptare. Në datën 25 qershor unë do të votoj për Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushën. Për Shqipërinë që duam dhe Shkodrën që duam.” – ishin fjalët e Hysajt në video./a.ç