Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e parë dhe të vetme stërvitore në Armeni para ndeshjes.
Kuqezinjtë janë njohur me terrenin ku sonte në 18:00 do të tentojnë që të shkruajnë historinë.
I pranishëm për të ndjekur stërvitjen ka qenë edhe presidenti Duka.
Ndërsa mungesat e vetme për De Biasin janë Agolli dhe Lila.
Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi së bashku me Armando Dukën dhe Shulkun janë fotografuar teksa pinin kafen e mëngjesit në hotelin ku është akomoduar kombëtarja në Jerevan të Armenisë.