• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kombëtarja e shqiptarëve, por jo e Shqipërisë

by
07/09/2015 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

Sigurisht edhe unë gëzohem që 11 shqiptarë, nga gjaku ynë, ecin përpara drejt kualifikimit për në finalet e Francës.

Se mos është ndonjë meritë e madhe të jesh patriot! Si të gjithë edhe unë, sepse tregon se shqiptarët, si të gjithë, mund të ndeshen, të garojnë e të ndrisin midis popujve të tjerë.

Sikurse bëjnë mijra refugjatë në vendet ku kanë emigruar.

Por, kur dëgjoj të thonë se është kombëtarja e Shqipërisë, këtu nis e mendohem dhe as vakem as ftohem.

Përse?

Sepse ata lojtarë nuk përfaqësojnë aq gjendjen e klubeve shqiptare të futbollit që kur shoh ndonjë ndeshje midis tyre më duket sikur kthehem dekada përpara në ndeshjet e rrugicave te Pallati i Pionierëve ku trajneri ishte Ali Pazari.

Ajo kombëtare nuk përfaqëson klubet shqiptare të futbollit. Në pjesën dërmuese ata lojtarë të mëdhenj janë bërë të tillë sepse kanë ikur nga Shqipëria, jo sepse kanë ndejtur në Shqipëri.

Ndonjë naiv do të më thotë se edhe kombëtaret e tjera kështu formohen, me lojtarë që luajnë jashtë vendit. Po more mo, por diferenca midis atyre kombëtareve dhe klubeve vendase nuk është fare e madhe sikurse ndodh me greminën midis klubeve lokale dhe kombëtares sonë.

Më vjen për të qarë kur lexoj trajnerin shqiptar De Biazi kur thotë se po shikon një ndeshje jashtë për të ndjekur ndonjë futbollist shqiptar.

Nga kjo pikëpamje kombëtarja shqiptare e futbollit, që u klasikoftë sa më lart, nuk përfaqëson megjithatë kushtet e rinisë shqiptare në Shqipëri për të luajtur futboll, as infrastrukturën e sportit, as buxhetet për sportit, as politikat e sportit, për faqe të zezë, asgjë nga Shqipëria veç tifozave njëqindsh karat shqiptarë.

Nga kjo pikëpamje ajo është thjesht një produkt reklame, një etiketë marketingu për Shqipërinë, formë pa përmbajtje që mund të promovohet.

Pas saj nxitet një nacionalizëm që si patriotizëm mund të orientohet drejt punës, kulturës, sportit vendas, por jo si rivalitet me kombet e tjera, as nuk shërben si instrument matës i zhvillimeve të tyre dhe tona, as në sport e as gjetiu, ajo përfaqëson shqiptarët, madje shqiptarët e ikur, sesa Shqipërinë.

Faktikisht ajo përfaqëson atë që Shqipëria duhet të ishte, por jo atë që është, përfaqëson atë që Shqipëria nuk është.

Pra, është formë pa përmbajtje sikurse themi ne në marketingun promocional.

Unë do të doja që ajo të ishte përfaqësuese e rinisë te Shqipërisë, e klubeve të Shqipërisë pastaj e përmirësuar me pak shqiptarë nga jashtë, të ishte përfaqësuese e shpirtit futbollistik që zhvillohet në qytetet dhe stadiumet e Shqipërisë. Atëhere po.

Ajo më shumë është një sipërmarrje multinacionale sesa një markë produkti prej Shqipërie.

Kurse kështu, shpesh një fitore e kombëtares akaparohet nga politika si parametër zhvillimi, që në fakt nuk është, dhe krijon iluzione, përdoret edhe nga disa media si mjet propagande, e kjo ul potencialet shërbyese të pushtetit publik ndaj qytetarit, dhe e bën qytetarin edhe më të hutuar duke pyetur veten : Pse jam keq kur kombëtarja e Shqipërisë renditet kaq mirë në Europë???

E mirë si skuadër, si e tillë përparoftë, iluzore si vegël propagande, mos na hutoftë!

Next Post

Shkodër, tritol ish-kreut të komunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In