• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombëtarja bëhet gati për rrugë, flet menaxheri Bushi

by A R
10/04/2016 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2 maji do të jetë fillimi i rrugëtimit të kombëtares shqiptare në Euro 2016. Për të qenë sa më të qetë dhe larg syve të medias dhe tifozëve, stafi teknik i përfaqësueses tonë ka vendosur që skuadra të grumbullohet jashtë Shqipërisë.

“Ekipi do të grumbullohet në datë 22, 23 në Austri, ku do qëndrojmë 10 ditë. Do të bëjmë një ndeshje miqësore me Katarin, pastaj do të ndeshemi me Ukrainën më 3 qershor në Bergamo të Italisë”, tregon Bushi.

Pas kësaj miqësoreje që do të jetë dhe e fundit para Euro 2016, kuqezinjtë tanë do të vazhdojnë përgatitjet në Perros-Guirec, aty ku do të jetë dhe qendra e kombëtares tonë në këto eliminatore.

“Në hotel nuk do të qëndrojë askush tjetër, për aq ditë sa aty do të qëndrojë ekipi ynë kombëtar. Është një vend i qetë, hoteli është afër me bregdetin. Fushën e stërvitjes e kemi shumë afër hotelit, pothuajse 2 minuta në këmbë”, thotë Bushi.

Përveç pjesës teknike, një tjetër gjë që ndikon direkt në performancën e futbollistëve në një aktivitet të tillë është edhe ana psikologjike e tyre. Ky detaj, i vogël në dukje, nuk është lënë pas dore as nga stafi teknik i kombëtares tonë.

“Ne do t’ia bëjmë shumë relaksues futbollistëve grumbullimin. Herë pas here familjarët do të marrin pjesë, të cilët do të mund t’i relaksojnë për ndeshjet në vazhdim. Po mendojmë që të marrim edhe një psikolog me vete”, shprehet Bushi.

Kualifikimi historik solli dhe shpërblimin e futbollistëve që shkruan historinë me kombëtaren shqiptare. Menaxheri Bushi pohon se drejtuesit e federatës nuk do të kursehen edhe në rast të ndonjë mrekullie në fazën finale të Euro 2016.

“Patjetër që do të ketë premio, po ashtu siç pati edhe në fazën kualifikuese”, thotë menaxheri i kombëtares.

2 milionë euro pritet të jetë shpërblimi që do të marrin lojtarët në rast të kalimit të grupit, gjë që nuk është e pamundur.

“4 vendet e treta nga 6 grupe kualifikohen direkt. Një 3 pikësh ne duhet ta marrim sepse i kemi mundësitë dhe kualitetin”, shprehet Bushi.

Sa i përket sondazhit të hapur nga UEFA për sloganin që do të vendoset në autobusin e kombëtares gjatë këtij aktiviteti, menaxheri i përfaqësueses nuk e fsheh pëlqimin e tij.

“Të gjithë lojtarët kanë votuar për këtë sondazh. Vota ime ishte për sloganin ‘Ti Shqipëri më jep nder’”, përfundon Alban Bushi.

/ Top Channel

Next Post

8 vite burg kush ndërton për biznes mbi hapësirën publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In