• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Teknologji

Kombet e Bashkuara dhe Telekom deklarojnë partneritetin për një shtysë të axhendës së objektivave globale në Shqipëri

by A R
02/11/2017 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Telekom Albania kanë nisur një partneritet për të nxitur veprimet drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.

Kombet e Bashkuara dhe Telekom Albania do të punojnë së bashku për rritjen e ndërgjegjësimit dhe gjenerimin e mbështetjes për Objektivat Globalë, ndërkohë që do të zbatojnë veprime konkrete për t’i kthyer në realitet këto Objektiva Globalë. Kombet e Bashkuara dhe Telekom kanë bashkuar përpjekjet për t’i sjellë OZHQ-të më pranë studentëve, mësuesve, bizneseve, botës akademike dhe komuniteteve në përgjithësi.  Fushata ka për qëllim angazhimin e njerëzve që të bëhen pjesë e zgjidhjes.

Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Brian J. Williams, theksoi: “Axhenda 2030 po mobilizon një partneritet të ri global për zhvillimin e qëndrueshëm, siç nuk e kemi parë ndonjëherë më parë. Më shumë se kurrë më parë, shoqëritë private janë duke kuptuar sesi aktivitetet e tyre kontribuojnë në arritjen e Objektivave. Ka shumë mënyra se si këto biznese private mund të kontribuojnë. Ato mund të shohin se si produktet e tyre, në rastin konkret teknologjia më bashkëkohore, bën të mundur që individët të kenë akses në informacion dhe në shërbime, apo madje të përfshihen në mënyrë më aktive si qytetarë me qeveritë e tyre. Kompanitë mund të konsiderojnë gjurmën e tyre të karbonit, përdorimin prej tyre të materialeve të ricikluara, e kështu me radhë. Ose të shqyrtojnë se si praktikat e tyre mund të promovojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale. Sinjalet që kompanitë private i përcjellin publikut janë shumë të rëndësishme, për atë çfarë është e pranueshme, si dhe rëndësinë e të drejtave të njeriut. Axhenda 2030 nuk do të arrihet pa pjesëmarrjen e institucioneve private dhe publike. Për këtë arsye, ne jemi të lumtur që jemi partnerë me “Telekom” për rritjen e ndërgjegjësimit, për informimin dhe për të angazhuar shqiptarët në lëmin e çështjeve kritike që trajtojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Duke pasur parasysh se teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit janë shtylla e shoqërisë së sotme dixhitale dhe kanë potencial të jashtëzakonshëm për të përshpejtuar progresin e OZHQ-ve, Telekom Albania, si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, ofruesi lider i shërbimeve të telekomunikacionit në Evropë, i mbështet këto objektiva duke ndjekur një numër të madh nismash.

Në fjalën e tij, Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, Z. Dimitris Blatsios, shprehu vullnetin e kompanisë që ai drejton për të forcuar partneritetin me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe nxitjen e veprimeve konkrete për arritjen e këtyre objektivave.

“Prej disa vitesh, shumë nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të përcaktuara në Axhendën 2030 të OKB-së, përputhen me veprimtarinë e përditshme të Telekom Albania. Ne, jo vetëm mbështesim financiarisht për përmirësimin e jetës së grupeve në nevojë, por edhe vetë punonjësit tanë japin në mënyrë të vazhdueshme kontributin e tyre vullnetar. Në kohën tonë të lirë, ne ndihmojmë në rikonstruksionin e spitaleve, qendrave për të moshuar, shtëpive të fëmijëve dhe shkollave për fëmijë me nevoja të veçanta. Të gjitha këto i bëjmë me kënaqësi, pasi jemi të vetëdijshëm që ndihma për personat në nevojë është një objektiv madhor në jetë.

Telekom Albania, me ndihmën e teknologjisë së avancuar, ndihmon njerëzit të kenë akses në dijet e pafundme që ofron interneti. Ne kujdesemi për mjedisin dhe pakësojmë vazhdimisht konsumin e energjisë gjatë punës tonë. Nismat e Telekom Albania për “qytetet inteligjente”, si parkimi inteligjent, karikimi i automjeteve elektrike, si edhe projekte të tjera në të ardhmen, ndihmojnë qytetarët të ruajnë burimet e çmuara natyrore. Telekom Albania ka një kontribut të rëndësishëm në ekonomine shqiptare. Duke qenë një nga investitorët më të mëdhenj në vend, ne jemi edhe kontribues të rëndësishëm në të ardhurat tatimore dhe nivelin e punësimit. Një ndër objektivat për të cilët ndjehemi krenarë është barazia gjinore, pasi stafi i Telekom Albania pëbëhet nga 60% gra dhe vajza. Ne besojmë shumë se disa prej nesh mund të krijojnë një të nesërme më të mirë, ndaj kemi vullnetin dhe forcën për t’u përpjekur!” – u shpreh Z. Blatsios.

17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të miratuar në vitin 2015 nga 193 shtete, mbulojnë që të tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm – dimensionin social, mjedisor dhe ekonomik. Arritja e Axhendës 2030 kërkon që sektorë dhe aktorë të ndryshëm të punojnë së bashku duke bashkuar burimet financiare, njohuritë dhe ekspertizën. Ajo kërkon gjithashtu krijimin e partneriteteve me hartuesit e politikave, shoqërinë civile dhe sektorin e biznesit për të krijuar zgjidhje shumësektoriale për arritjen e Objektivave Globalë. Për këtë arsye, ftohen gjithashtu edhe kompanitë private që japin kontribute konkrete për arritjen e objektivave.

Next Post
Moisi Habilaj u kap në Itali, por Shqipëria e kishte falur në vitin 2005

Katania/ Jepet vendimi, Gjykata lë në burg Habilajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In