• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Komandantja e policisë në Gjenevë: Nuk ka mafie shqiptare në Zvicër

by A R
26/02/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur në disa qendra evropiane po bisedohet për liberalizmin e vizave për Kosovën, apo për legalizimin e emigrantëve ilegal duke i furnizuar ata “pa letra” (“sans papiers”) me viza B, në disa media të vendeve evropiane, madje edhe në Zvicër, nuk mungojnë shkrime për aktivitetet e “mafias shqiptare”.

Një titull i tillë bombastik ditëve të fundit u pa edhe në një gazetë zvicerane si “Mafia shqiptare në Zvicër e kap në dorë trafikun e gjitha llojeve të drogës” (“La mafia albanaise règne sur toutesles drogues“). Deri më tani rreth këtij shkrimi nuk ka reaguar as konsullata nga Shqipëria apo Kosova, në Zvicër.

Gjurmëve të këtyre titujve dhe informacioneve gjoja për veprimin e “mafias shqiptare” në Gjenevë apo më gjerë në Zvicër, gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” dhe ATSH-së në Zvicër, kontaktoi dhe bisedoi me autoritetet zvicerane, në veçanti me policinë e Kantonit të Gjenevës dhe me ato Federale në Bernë (FEDPOL).

Shefja e policisë së Kantonit të Gjenevës, komandantja Monica Bonfanti, ka thënë se në mesin e shumë trafikantëve nga Afrika, Serbia apo Rusia, një numër i konsiderueshëm vijnë edhe nga radhët e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.  “Këta janë kryesisht të rinj të moshës 18 deri 25 vjeç të ardhur kohët e fundit nga rajoni për të punuar dhe rastësisht ata mund të kenë rënë në rrjetet e ndryshme të trafikantëve dhe kriminalitetit. Por këto grupe të rinjsh, më shumë mund të konsiderohen banda kriminale që përpiqen të përfitojnë ilegalisht qoftë me vjedhje apo trafik droge, të cilët vijnë në vendin tonë për shkak se në vendin e tyre të orgjinës nuk kanë punë, perspektivë. Mos harroni se droga në Zvicër nuk vjen vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Afganistani dhe Turqia, përmes rrugëve të ndryshme dhe shpesh edhe Serbia mbetet një vend i preferueshëm për këta kontrabandistë”, tha ajo.

E pyetur nëse ekzison apo jo “mafia shqiptare” në Zvicër, shefja e Policisë së Kantonit të Gjenevës e mohon një gjë të tillë. “Mafia shqiptare nuk ekziston në Gjenevë dhe fatkeqësisht disa media termin ‘mafie shqiptare’ e përdorin për rritjen e shitjeve, se sa për të pasqyruar realitetin. Sidoqoftë, termi “mafie shqiptare” në Zvicër nuk ka dalë nga goja e policisë. Më duket se ne jemi ata që e kontrollojmë situatën dhe e ndjekim krimin e organizuar në vendin tonë. Po, në fakt në Zvicër në mesin e dhjetëra komuniteteve, ka grupe të vogla kriminale edhe nga radhët e shqiptarëve, qofshin ata nga Shqipëria apo Kosova”, ka shpjeguar shefja e policisë Bonfanti.

“Nga viti 2011 kur kishim një kriminalitet të lartë në vendin tonë, sot nuk është më ashtu dhe vërejmë një reduktim të madh, madje veprat penale të vjedhjeve kanë rënë deri në 50 %. Ky bilanc dhe shifra të ulëta në kanton, janë meritë natyrisht e policisë kantonale të Gjenevës. Për dallim nga komunitetet e tjera në kantonin tonë kemi telashe me plaçkitje nga ana e rumunëve dhe në këtë drejtim kemi angazhuar prej katër vitesh edhe policë nga Rumania dhe padyshim që ky bashkëpunim ka dhënë rezultate”, tha ajo./atsh

Next Post
Tiranë/ Pallati përfshihet nga një zjarr i madh, nxirret një trup i pajetë nga ashensori

Hidhet në erë banesa në Durrës, shkak rrjedhja e gazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

December 26, 2025
Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

December 26, 2025
“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

December 26, 2025
Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

December 26, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025

December 26, 2025
“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

December 26, 2025
Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

December 26, 2025
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes!

December 26, 2025
VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com