• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Komandanti i KFOR-it: Situata në veri të Kosovës mbetët e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet

by Java News
06/10/2023 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha të premten se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë lehtë mund të përshkallëzohet ndërsa paralajmëroi shtimin e trupave të NATO-s në terren.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Prishtinë, në prag të përfundimit të mandatit të tij, gjatë së cilës tha se situata është bërë më e vështirë për t’u menaxhuar për shkak të një sërë faktorësh ndërhyrës dhe veçanërisht mosbesimit ndërmjet palëve.

“Të gjitha këto ngjarje tregojnë se situata mbetët e paqëndrueshme dhe shumë lehtë mund të përshkallëzohet. Për shkak të ngjarjeve të fundit, misioni i KFOR-it ka shtuar praninë dhe veprimtaritë në Kosovë dhe NATO ka autorizuar shtimin e forcave shtesë për të trajtuar situatën”, tha ai.

Zoti Ristuccia tha se janë duke u zhvilluar hetime për ngjarjet e 24 shtatorit dhe KFOR-i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të ulur rrezikun. Ai tha se është shumë herët të dihet se prej nga kanë ardhur armët në Banjskë.

“Me siguri qëllimi i kryerjes së krimit ishte padyshim që të krijohet një destabilitet dhe kaos”, tha aiTensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon dhe bënë që NATO-ja të vendos shtimin e forcave paqeruajtëse në terren.

Ai tha se përveç Britanisë së Madhe edhe Rumania do të vendos trupa shtesë në Kosovë.

“Këta janë hapa për të dëshmuar dhe për të siguruar aftësinë e KFOR-it me forca të nevojshme për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Zoti Ristuccia tha se vetëm zgjidhja politike mund të sjellë një paqe dhe qëndrueshmëri të pakthyeshëm në zonë.

“Kjo është arsye pse KFOR-i mbështetë plotësisht dhe do të vazhdojë të ofrojë punën e nevojshme të sigurisë për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, që synon normalizimin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Ai tha se mandati i KFOR-it është i qartë dhe sundimi i ligjit mbetet e drejtë ekskluzive e policisë së Kosovës, me të cilën misioni i EULEX-it dhe KFOR-i bashëkrendohen.

Zyrtarët gjermanë të mbrojtjes thanë të premtën se Gjermania do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë në prill të vitit të ardhshëm si kontribut për misionin e KFOR-it. Sipas zyrtarëve gjermanë, vendimi nuk ka të bëj me tensionet aktuale në veri të Kosovës por për të kompensuar tërheqjen e trupave austriake.

Kosova e akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit dhe për përpjekje të aneksimit të veriut të Kosovës, ndërsa autoritetet serbe kanë mohuar akuzat duke nënvizuar se nuk kanë asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon./m.j

Next Post
VIDEO/ Kush e ngacmoi? Irritohet Efi: Njerëz të shpifur, unë s’jam kafshë

VIDEO/ Kush e ngacmoi? Irritohet Efi: Njerëz të shpifur, unë s’jam kafshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In