Vazhdon procesi gjyqësor për rastin “Lagjja e trimave”. Gjatë ditës do të deponojnë Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli si dhe Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva.
Prokuroria këta dy të akuzuar i ka paraqitur edhe si udhëheqës të grupit të armatosur. Janë gjithsej 37 persona të akuzuar nga të cilët 29 janë arrestuar në “Lagjen e Trimave” me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në përleshjet e Kumanovës, citohet Express. (b.an)