• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kolonja ‘prezantohet’ në Prishtinë, ambasadori Minxhozi: Aktiviteti do të kthehet në traditë me çdo bashki

by A R
07/10/2022 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është shtruar mbrëmjen e së enjtes një darkë me ushqimet tradicionale të Kolonjës. Me këtë rast, u prezantua edhe oferta turistike e këtij rrethi juglindor të Shqipërisë.

Rreth 200 të ftuar, mes të cilëve edhe krerët e shtetit si kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti ishin prezentë së bashku me ambasadorë të akredituar në vendin tonë, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Erseka është kryeqendra e rrethit të Kolonjës dhe kryebashkiaku i saj, Erion Isai, u shpreh i kënaqur që kanë arritur ta organizojnë këtë darkë në Prishtinë. “Është shumë kënaqësi për ne që në Prishtinën tonë të bukur prezantojmë sot Kolonjën si ofertë turistike, ku pesë bujtinat kryesore të qytetit kanë shtruar një darkë për 200 personalitete të Prishtinës dhe me ftesën për të gjithë shqiptarët e Kosovës. Kolonja është një ofertë në juglindje të Shqipërisë në krahë të Korçës. Sot një pjesë e prishtinaseve po njihen dhe jam i bindur që do ta përcjellin tek të gjithë njerëzit se çfarë është Kolonja”, tha ai.

Ambasada e Shqipërisë ishte bashkëorganizatore e kësaj ngjarjeje, njëjtë sikurse ka qenë edhe ne organizime të tilla të ngjashme me qytetet e tjera.

Ambasadori Qemal Minxhozi tha se ky aktivitet synohet të bëhet tradicional dhe në të ardhmen të vazhdohet dhe me bashkitë e tjera që vijnë në Kosovë për të prezantuar veten por edhe komunat e Kosovës të organizojnë aktivitete të ngjashme në Shqipëri.

Ai tha se e veçanta e kësaj është se bëhet ne katedrale dhe gjithë faktori politik i Kosovës është bashkë.

“Është hera parë që organizohet një aktivitet i tillë për Kolonjën por ne mendojmë që si me Kolonjën, si me Lezhën në të ardhmen do të vazhdojmë edhe bashkitë e tjera për të sjellë këtu mundësitë për të shpalosur këtu atë domosdoshmërinë për ta njohur sa më shumë njeri-tjetrin… Do të bëhet tradicionale çdo vit me disa bashki. Përveç se po bëhet këtu ne do të shkojmë në komuna nga Kosova, do t’i dërgojmë në Shqipëri për të promovuar të njëjtën gjë që bëjnë edhe vëllezërit dhe motrat tona”, tha Minxhozi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kolonja ka numrin më të madh të intelektualeve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, derisa ka shtuar se në këtë darkë kujtojnë edhe rilindësit, të cilët rikthyen lashtësinë e popullit.

Ai tha se kolonjarët janë të famshëm edhe në muzikë, përveç se në histori.

“Historia dhe kultura shqiptare nuk e ka vetëm rilindjen të mbi përfaqësuar në Kolonjë, por njëkohësisht edhe antikitetin, andaj ne teksa mblidhemi këtu dhe ngremë dolli për Kolonjën, njëkohësisht edhe kujtojmë se rilindësit tanë janë ata të cilët e rikthyen lashtësinë e popullit tonë, dhe gjithashtu treguan se sa e rëndësishme për traditën është autoktonia. Kolonjarët janë të famshëm edhe në muzikë, përveç se në histori, janë të famshëm edhe me kulturën që na kanë sjellë, e këtu padyshim se Kolonja është Kolonja e sazeve popullore, e që dallohet për vizualitetin dhe interpretimin e këngëve, padyshim me njohura ajo me emrin as e vogël, as e madhe”, tha ai.

Nata e Kolonjës në Prishtinë solli aktivitete që kishin të bëjnë me traditën, fotografinë, peizazhin dhe ushqimet që gatuhen në Kolonjë./Kosovapress

Next Post
Alimehmeti: Çdo ditë që kalon, jemi afër imunitetit të tufës. Brataj: Vaksina nuk të garanton se s’do infektohesh me COVID

Kandidati i përfolur i Berishës për Tiranën: Duhen pyetur burimet e duhura! Merreni me qetësi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In