• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona, pritet “ok” për ndërhyrje

by A R
02/09/2025 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësjellësi për të verifikuar gjendjen e digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe sistemet e saj të shkarkimit ka treguar se kolektori kryesor është i bllokuar në dy zona problematike, ku nevojitet ndërhyrje.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) shqyrtoi projektin për inspektimin dhe rehabilitimin e kolektorit, të përgatitur nga kompania konsulente dhe dorëzuar nga UKT. Projekti mbulon të gjithë gjatësinë prej mbi 1.5 kilometrash të kolektorit dhe parashikon masa për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara që pengojnë shkarkimin e ujërave të tepërta.

Ekspertët e firmës konsulente kanë identifikuar dy zona me probleme: njëra pas digës, ku kolektori kalon poshtë ish-ndërtesës së Universitetit Ballkan, dhe tjetra pranë një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim, pranë godinës së KESH sh.a.

“Nga investigimi i kryer nga ekspertet e firmës konsulente rezulton se ne dy zona ku kalon ky kolektor, ka bllokime te pusetave, bllokime te tubacionit si dhe nendimensionim për shkak të prurjeve shtesë të ardhura dhe diametrit aktual të kolektorit. Zonat më problematike janë zona pas digës ku kolektori kalon poshtë ndërtesave të ish-Universiteti Ballkan dhe zona në afërsi të një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim pranë ndërtesës së KESH sh.a. Në këto zona ekziston rreziku i madh që gjatë prurjeve maksimale që mund të vijnë në zone të kemi bllokime të lëvizjes së ujit dhe përmbytje në zonën përreth tyre”, nënvizon Komiteti.

KKDM, që në shkurt të këtij viti kërkoi me një vendim të veçantë plotësimin e disa kërkesave, ka rekomanduar spostimin e kolektorit përgjatë rrugëve publike, për të shmangur kalimin e tij në zona private dhe për të lehtësuar mirëmbajtjen në të ardhmen.

Megjithatë, Komiteti thekson se projekti nuk mund të zbatohet pa miratimin e Bashkisë së Tiranës, e cila është pronare e objektit. Pas dhënies së miratimit nga kjo e fundit mund të vijohet me procedurat e miratimit dhe fillimit të punimeve./Marrë nga Monitor

Next Post
Humb jetën turisti francez në Sarandë, dyshohet se ishte i dehur. Ja çfarë thotë Policia

Humb jetën turisti francez në Sarandë, dyshohet se ishte i dehur. Ja çfarë thotë Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In