Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Sali Berishën. Kolegji vendosi që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit.
Ndërkohë pritet të shqyrtohet kërkesa tjetër e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit.
Trupa gjykuese për këtë ccështje është Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho.
Ashtu sikurse pritej, Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, i cili kërkoi që në fletën e votimit në 14 maj të ishte emri i Ilir Metës. Përfaqësuesit e koalicionit depozituan mesditën e kësaj të enjteje në gjykatën zgjedhore kërkesë padinë e ku insistojnë që të jetë emri i Sali Berishën dhe jo i Metës.
Ishte Partia Demorkatike e Enkelejd Alibeaj që ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, të cilët e cilësuan si shkelje flagrante të ligjit mos vendosjen e emrit të drejtuesit të koalicionit. Ata kërkuar që të jetë vetë Meta, pasi sipas tyre kjo ishte e caktuar në marrëveshjen e dorëzuar në krye të herës në KQZ, që e përcaktonin Partinë e Lirisë si udhëheqëse e koalicionit.
Fleta e votimit me emrin e Ilir Metës në krah të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është një ngërç që duhet të zgjidhet sa më shpejt, edhe nga Kolegji Zgjedhor, si karta e fundit që do të përdorë koalicioni për t’u mos përfaqësuar me Metën, por me Sali Berishën. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i kërkon Kolegjit Zgjedhor që kjo çështje, apo të tjerat që kanë lidhje me fletën e votimit, të shqyrtohen brenda 24 orëve që të mos pengohet printimi i tyre.
“Duke respektuar paanësinë tuaj në vendimmarrje dhe pa cenuar pavarësinë e Kolegjit Zgjedhor, kërkojmë përshpejtimin e shqyrtimit të ankimeve të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve në lidhje me fletën e votimit”./m.j