• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kolegji pranon provat, hedh poshtë denoncimet ndaj gjyqtares Alma Brati

by Java News
11/03/2019 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Apelimit vendosi të hënën të administrojë provat e sjella në gjykim nga subjekti i rivlerësimit dhe në të njëjtën kohë mosçeljen e hetimit mbi denoncimet e ardhura në KPA ndaj gjyqtares Alma Brati.

Nga Besar Likmeta

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti ditën e hënën seancën e radhës për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik, Dariel Sina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alma Brati.

Shqyrtimi i ankimit në KPA udhëhiqet nga Natasha Mulaj, dhe anëtarë të trupit gjykues janë gjyqtarët Luan Daci, Albana Shtylla, Ina Rama, dhe Razarta Schuetz.

Në hapje të seancës, udhëheqësja e trupës gjykuese, Natasha Mulaj njoftoi se subjekti i rivlerësimit kishte depozituar në KPA prova në lidhjet me pagesën e tatimeve nga personat e lidhur me banim në Itali.

Provat e depozituara nga Brati, përfshinin një dokument prej 67 faqesh nga “Agenzia delle Entrate’ mbi tatimet dhe taksat e paguara nga personi i lidhur, Mirela Koraqi gjatë viteve 2010-2016, si dhe një vërtetim nga përmbaruesi publik që nënvizonte se znj. Koraqi nuk kishte detyrime ndaj shtetit në Itali.

Brati i tha trupës gjykuese se edhe pse Kolegji kishte kërkuar që subjekti të paraqiste dokumente që personat e lidhur kishin paguar taksat dhe tatimet nga viti 1999, të afërmit e saj kishin gjykuar që të ardhurat e tyre nga viti 2010 ishin të mjaftueshmë për të mbuluar kredinë 25 mijë euro që ajo kishte marrë prej tyre.

“Burimi i të ardhurave të tyre është i ligjshëm dhe vjen si rrjedhojë e punës së ndershme,” tha gjyqtarja.

Mulaj tha se Kolegji ishte njohur me provat dhe i kërkoi Komisionerit Publik, Dariel Sina të shprehej mbi administrimin e tyre.

Sina deklaroi se zyra e komisionerit publik i kishte administruar provat e paraqitura nga subjekti në lidhje me pagesën e taksave nga personat e lidhura për huanë 25 mijë euro dhe nuk kishte kundërshtime në aspektin formal të tyre.

Megjithatë, duke lexuar parashtrimet të përgatitura me shkrim ai i kundërshtoi provat e paraqitura nga subjekti si të pamjaftueshme,  duke kërkuar gjithashtu nga Kolegji të dhënat mbi takstat e paguara nga shtetasi Leonard Koraqi – një tjetër person i lidhur i gjyqtares. Sina gjithashtu pretendoi se vlerësimi i shpenzimeve të jetesës së familjes Koraqi në Itali ishte bërë për 2 persona, kur ajo familje përbëhej nga tre persona.

Më tej Komisioneri u ndal gjatë mbi të dhëna të tjera që sipas saj vinin në dyshim analizën financiare të subjektit, që sipas Sinës kapte një vlerë negative prej rreth 800 mijë lekësh.

“Subjekti nuk paraqiti asnjë provë të reja për justifikimin e këtyre të ardhurave,” deklaroi Sina.

Më tej palët u shprehën edhe mbi 5 denoncimet e bëra nga KPK ndaj Bratit dhe 3 denoncime të ardhura në KPA. Edhe pse aspekti profesional nuk përfshihet në ankimimin e Komisionerit në Kolegjin e Apelimit, Sina lexoi parashtrime me shkrim duke ngritur pikëpyetje mbi vendimet e gjyqtares mbi disa nga çështjet të denoncuara, ndërsa për të tjera u shpreh se zyra e Komisionerit Publik nuk ishte në gjendje të arrinte në një përfundim të qartë.

Brati i hodhi poshtë të tre denoncimet e paraqitura në KPA, ndërsa për 5 denoncimet në KPK u shpreh se ato tashmë ishin shqyrtuar.

“Denoncimet nuk duhet të merren në shqyrtim,” kërkoi gjyqtarja.

Trupi gjykues u tërhoq për disa orë dhe në orën 13:00 shpalli tre vendime të ndërmjetme mbi çështjen.

Kolegji vendosi marrjen e provave të paraqitura nga subjekti mbi taksat e paguara nga personi i lidhur në Itali, revokimin e vendimit të mëparshëm për marrë të dhëna nga autoritet italiane në lidhje më të ardhurat e personave të lidhur, si dhe mosçeljen e hetimeve mbi tre denoncimet e ardhura në KPA.

“Rrethanat e paraqitura në këtë denoncime nuk përbëjnë prova,” deklaroi Kolegji.

KPA vendosi shtyrjen e seancës me datë 25 mars ora 10:000, datë kur subjektit do të njihet me analizën e financiare të bërë nga ekspertët financiarë të Kolegjit të Apelimit.

Next Post
Zbulohen shenjat e horoskopit më me fat gjatë vitit 2018

Astologjia mjekësore tregon dobësitë në trupin tënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In