• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kolegji i Evropës njofton hapjen e një kampusi të ri në Shqipëri

by Java News
17/03/2023 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi njoftoi se Kolegji i Evropës do të hapë një kampus të ri në Tiranë, një sinjal se vendi ballkanik po i afrohet anëtarësimit në BE, sipas ”Politico”.

Ky vendim shihet nga ekspertët rajonalë si një përpjekje e bllokut për të rritur të ashtuquajturën “fuqinë e tij të butë” në një rajon kyç gjeopolitik.

Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe është në proces të përafrimit me rregullat e BE-së dhe kryerjes së reformave për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të bllokut.

“Kampusi i ri do të financohet nga Komisioni Evropian dhe aplikimet për studentët do të hapen në shtator 2023”, sipas Varhelyi.

“E vetmja gjë që na duhet tani është një ndërtesë, një vend i bukur për kolegjin”, tha ai.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe Varhelyi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përshëndeti lajmin duke e konsideruar si një dhuratë të madhe dhe diçka jashtëzakonisht të rëndësishme dhe domethënëse për shqiptarët.

“Pasi kolegji i Bruges hapi një kampus në Poloni në vitet 1990 për të mbështetur vendet që do të bëheshin anëtare të Bashkimit Evropian, tani do të hapet një tjetër kampus në Shqipëri”, tha Rama duke iu referuar hapjes së një kampusi të dytë në Natolin, Poloni, në 1992 si një rajon i angazhuar në integrimin evropian pas rënies së komunizmit.

Kuptimi simbolik i vendimit për të hapur një kampus në Tiranë sipas Varhelyi, ishte një sinjal i qartë se pranimi i Shqipërisë në bllok mund të ndodhë shumë shpejt, siç ndodhi në Poloni.

Në një deklaratë, rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini përshëndeti planin e shpallur të Komisionit për të financuar një kampus të ri të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

“Ne po fillojmë punën paraprake për të paraqitur një propozim të detajuar”, shtoi ajo.

Presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel mbështetën thirrjet e Shqipërisë për të ngritur një kampus të ri gjatë një samiti të liderëve të BE-së në Tiranë, dhjetorin e kaluar.

Rama refuzoi të caktonte një afat përfundimtar për hyrjen e Shqipërisë në BE, por tha se vendi i tij mund t’i bashkohej bllokut brenda dekadës së ardhshme, diçka që ai pranoi se do të ishte konsideruar e paimagjinueshme deri disa vite më parë.

Universiteti është “alma mater” më i përfaqësuar në mesin e nëpunësve civilë të BE-së, dhe të diplomuarit e tij përfshijnë komisionerin aktual Margaritīs Schinas si dhe ish-kryeministrat e Danimarkës dhe Finlandës, Helle Thorning-Schmidt dhe Alexander Stubb.

Universiteti financohet pjesërisht nga BE-ja dhe qeveritë e tjera kombëtare.

/s.f

Next Post
“Ti do të jesh gjithmonë dhurata jonë më e madhe”, Ramos dedikim gruas për ditëlindje

"Ti do të jesh gjithmonë dhurata jonë më e madhe", Ramos dedikim gruas për ditëlindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In