Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur sot shqyrtimin për çështjen e Adriatik Llallës.
Ish-Kryeprokurori nuk ka qenë i pranishëm në seancë, pasi ndodhet në Gjermani, ndërsa do të përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj.
Llalla hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar Vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm Apelimit çështjen, ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.
Trupa gjykuese përbëhet nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari. /b.d