• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolarov flet për luftën me Kosovën: U lumturova kur nisën bombardimet…

by Java News
27/06/2018 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trauma e luftës, pafajësia e një djaloshi vetëm 6-vjeçar dhe një ëndërr e bërë realitet falë kurajos dhe vendosmërisë. Mund duket si skenari i një filmi me fund të lumtur, por në të vërtetë është historia e jetës së Alexandar Kolarov, e treguar nga vetë mbrojtësi që ëndërron të dërgojë sa më lart Serbinë e tij, aktualisht prezente në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, për të dytën herë pas debutimit historik në 2010. Kundër Brazilit, Kolarov me shokë kanë mundësinë që të arrijnë për të parën herë në raundin e 1/8 të finales dhe në një moment kaq special, mbrojtësi i Romës është rikthyer në kujtime, për të rrëfyer shënjimin e jetës së tij nga lufta që tronditi ish-Jugosllavinë.

“Ekziston një zhurmë që vazhdon të dëgjohet në veshët e mi. Nëse mbyll sytë vazhdoj ta dëgjoj. Është diçka e tmerrshme. Unë dhe miqtë e mi dëgjonim shpërthimet, braktisnim biçikletat dhe nisnim të vraponim drejt shtëpisë, me zemrën që dukej sikur do të shpërthente, njëlloj si bombat përreth nesh. Ndërkohë që vraponim, pamë në qiell një avion mes flakëve që po rrëzohej”, kujton mbrojtësi serb.

“Të mendosh që kur nisi lufta isha i lumtur, sepse nuk e dija se çfarë po ndodhte. Pë mua nënkuptonte vetëm që nuk do të shkoja në shkollë dhe mund të kaloja kohën duke luajtur me top, bashkë me shokët. U desh shpërthimi i bombës së parë që unë të kuptoja vërtetë se çfarë po ndodhte, në çfarë ferri po jetonim. Po qëndroja para televizorit me vëllain tim dhe mamanë. U ndërprenë trasmetimet dhe u njoftua se Beogradi ishte bombarduar”, tregoi Kolarov për “Players Tribune”, duke kujtuar fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në Beograd.

“Kujtoj se nuk dolëm nga shtëpia për disa ditë, duke tentuar më kot që të flinim mes zhurmës së shpërthimeve. Nuk munda më të dilja në rrugë të luaja me shokët. Luaja me vëllain tim në shtëpi ndërkohë që bombat shpërthenin duke dridhur muret. Pavarësisht të gjithave, unë vazhdoja të ëndërroja të bëhesha si Mihajlovic. Kujtimi për Kupën e Kampioneve të fituar nga Ylli i Kuq në 1991 mu ngulit në mëndje dhe nga ajo ditë u shndërrua në legjendën time”, vijoi Kolarov.

“Pavarësisht transferimit tim te Lazio në 2007, ndjeja ende se duhej të realizoja akoma dy misione: të luaja me kombëtaren serbe dhe të transferohesha në Premier League, premtime që ia kisha bërë mamasë time që nga koha e luftës. Prandaj kur Manchester City u interesua për mua, ishte sikur të kisha prekur qiellin me një gisht. Hapi i ardhshëm është që të dërgoj në parajsë përfaqësuesen serbe, motive kryesor i krenarisë. Prandaj do të vazhdoj të jap gjithçka”, tregoi Kolarov. /telesport/b.d

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Aktorët fituan betejën e tyre… jo të PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In