Slavisha Kokeza njëzëri është zgjedhur kryetar i ri Federatës së Futbollit të Serbisë.
Kokeza ka marrë përkrahjen e 77 delegatëve dhe kështu zëvendësoi kryetarin e deritashëm Tomislav Karaxhiq, i cili ka qenë në krye të kësaj Federate tetë vjet, raporton B92, transmeton Koha.net.
Kokeza, kandidati i vetëm për kryetar, mori mandatin katërvjeçar në periudhën 2016 deri në vitin 2020. (b.an)