• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima takon socialistët e bllokut, publikon letrën dërguar Ramës

by Java News
25/11/2016 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS, Koço Kokëdhima, në vijim të prezantimit të lëvizjes politike për reformimin e partisë, u takua të martën pasdite me anëtarët e Organizatës Socialiste 1829/1 në njësinë numër 5, në zonën e ish­Bllokut në Tiranë.

Ai lexoi edhe një letër të marsit 2016 drejtuar kryeministrit dhe kryetarit të PS­së, Edi Rama ku i bënte me dije problemet e shumta që ka partia dhe ku kërkonte llogari, në emër të anëtarësisë së thjeshtë, përse nuk dëgjohet zëri i bazës. Më 14 mars të vitit 2016 i shkruajta kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në një moment që unë e vlerësova që gjërat jo vetëm që nuk po shkonin për mirë, por po morën dhe po shkonin për keq. I dërgova tekstin që do t’iu lexoj juve sot këtu në këtë organizatë socialiste.

LETRA PER RAMEN
“I dashur Edi! Më vjen thellësisht keq për përkujdesjen tuaj të posaçme për të lënë jashtë zhvillimeve politike në parti të gjithë përvojën dhe prurjen më domethënëse politike të rajonit Vlorë­ Gjirokastër. Nëse ka një reformim të shëndetshëm të PS­së ky është ai që po bëhet në këtë rajon. Nëse ka një shtim të fuqishëm të partisë me 15­16 mijë prurje të reja dhe cilësore, ky është zhvillimi që udhëhoqa unë atje. Nëse ka një platformë reformuese që e shpëton PS­në nga relativizimi dhe dalja e butë nga pushteti, kjo është ajo që kam ideuar, hartuar dhe zbatuar unë, pjesë­pjesë qysh nga dita kur kemi ardhur në pushtet e deri më sot. Ju gaboheni kur mendoni që të neglizhoni dhe injoroni këto realitete politike në jetën e PS­së. Ju u kujdesët që të përjashtonit këto kontribute e ide nga debati si në Asamblenë Kombëtare ashtu edhe në tryeza të tjera që po përgatisin Kongresin e partisë. Ju nuk bëtë asnjë përgatitje serioze të Kongresit.

Edhe dokumentin themelor të tij e keni paraqitur dy ditë para asamblesë kombëtare. Një dokument i turpshëm për nga cilësia, idetë dhe qëllimet. Ju po përgatisni një kongres për të bërë propagandë inproduktive për qeverisjen tuaj dhe jo për të pajisur PS­në me aftësi, programe, strategji dhe taktika për përballimin e sfidave me të cilat ajo dhe shoqëria jonë do të përballet në 15 muajt e ardhshëm dhe në vitet që vijnë. Unë jam i sigurt se ju po e fusni partinë në një çarje dhe tharje të re dhe përfundimisht shkatërruese për të.

Drejtimin pa vizion dhe strategji suksesi, lojërat të zjarrëfikësit që ndiqni, lëshimeve të paimagjinueshme dhe dhuratave që u bëni armiqve të PS­së po u vijnë përballë dallgë shkatërrimtare të PS­në dhe me pasoja të rënda për jetën e vendit. Sa thamë më lart, unë nuk kam aspak për qëllim të siguroj përfitime apo mbështetje personale. Unë jam përpjekur të kanalizoj brenda tryezave të punës së PS­së të gjitha këto diskutime, por ju nuk latë asnjë hapësirë, çuditërisht, pakuptueshmërisht dhe për fat të keq. Faleminderit.
Panorama/d.i.

Next Post
Shenjat paralajmëruese se kanceri po rritet në trupin tuaj

Shenjat paralajmëruese se kanceri po rritet në trupin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

December 24, 2025
Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

December 24, 2025
Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

December 24, 2025
Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

December 24, 2025
Shtetet e Bashkuara shtyjnë tarifat e reja për çipat e Kinës deri në vitin 2027

Shtetet e Bashkuara shtyjnë tarifat e reja për çipat e Kinës deri në vitin 2027

December 24, 2025
Tensione dhe pakënaqësi në “Elbasan Arena”, Tirana lë fushën e lojës

Tensione dhe pakënaqësi në “Elbasan Arena”, Tirana lë fushën e lojës

December 24, 2025
Kriza energjetike, eksperti: Fasha 800 kilovat nuk aplikohet edhe muajin janar! Pa bursë nuk…

Fasha për konsumatorët familjarë, kreu i OSHEE e zbulon: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë në vitin 2026

December 24, 2025
“Fol moj shqip”, nga takimi i parë te jeta personale, Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Fol moj shqip”, nga takimi i parë te jeta personale, Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

December 24, 2025
Alarm në Europë, zbulohen teste të rreme të COVID-19 dhe gripit

Alarm në Europë, zbulohen teste të rreme të COVID-19 dhe gripit

December 24, 2025
U arrestua në shtëpi bari në Angli, nis ekstradimi për fierakun, e kërkonte Interpol Tirana (EMRI)

U arrestua në shtëpi bari në Angli, nis ekstradimi për fierakun, e kërkonte Interpol Tirana (EMRI)

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com