• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima sulmon Ramën: Qeverisja në duart e tutkunëve

by A R
06/01/2017 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, u shpreh se partitë politike në Shqipëri janë struktura jodemokratike. Duke folur në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, politikani dhe botuesi Kokëdhima tha se partitë janë në gjendje skandaloze. “Partitë politike në Shqipëri kanë një gjendje skandaloze dhe për këtë arsye unë edhe më parë kam artikuluar se partitë politike në Shqipëri, gjithnjë e më shumë janë në ngjashmëri me bashkësitë parapolitike. Pra janë struktura që i ka mbuluar fiktiviteti, nuk kanë institucione, nuk kanë standarde, nuk kanë kulturë funksionale, nuk kanë burime njerëzore të kualifikuara, nuk prodhojnë baza të dhënash, nuk prodhojnë raporte, nuk mundësojnë të drejtat e anëtarësisë së partisë, ato të drejta që parashikojnë dokumentet e partisë. Këto struktura politike jodemokratike prodhojnë gjithashtu qeverisje të vendit jodemokratike”, u shpreh Kokëdhima. Ai shtoi se ky nuk është një problem i ngushtë, që u takon një grupi njerëzish, socialistëve apo demokratëve, por është një problem që i takon gjithë popullit shqiptar. “Këtu e ka bazën e tij i gjithë ai degjenerim në qeverisjen e vendit dhe në nivelin e funksionimit të institucioneve”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima: PS ka bërë regres në demokracinë e brendshme Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, tha se PS ka bërë regres për sa i përket demokracisë së brendshme. “Partia Demokratike është modeli i një partie jodemokratike në 20 vjet të tranzicionit. Fakti që PD është një parti që nuk ka demokraci të brendshme dhe nuk ka patur ndonjëherë standard të një partie demokratike, sigurisht do të na shërbente ne në Partinë Socialiste për të ecur në drejtimin e kundërt, jo për të ecur sipas modelit të kësaj partie”, tha Kokëdhima, duke folur në emisionin “Fakt” në “Syri.net”. Sipas tij, “për fat të keq, Partia Socialiste në këto 15 vitet e fundit nuk ka bërë progres drejt një partie me standarde, me demokraci të brendshme dhe me institucione”. “Jo vetëm që nuk ka bërë progress në këtë drejtim, por ka bërë regres, ka ecur në të kundërtën e vetë. Sot kemi një situatë aspak të pëlqyeshme, një situatë aspak ndihmuese për të prodhuar atë cilësi në qeverisjen e vendit që ne kemi nevojë”, nënvizoi Kokëdhima.

Kokëdhima: Qeverisja e institucioneve është në duart e tutkunëve Në intervistën e tij për emisionin “Fakt” në portalin “Syri.net”, politikani Koço Kokëdhima kritikoi ashpër gjendjen e qeverisjes dhe institucioneve në Shqipëri, ndërsa vlerësoi se njerëzit që kanë studiuar dhe kanë bërë punë në jetën e tyre i bëjnë nder politikës. “Kokëdhima është një person, dhe këtë e them pa modesti fare dhe pa asnjë kompleks, që i bën nder politikës. Jo vetëm unë, por të gjithë njerëzit si unë; njerëz që të gjithë jetën e tyre kanë studiuar, njerëz që gjithë jetën e tyre kanë punuar, njerëz që kanë bërë vepra në këtë jetë, kanë bërë punë vazhdimisht, kanë aftësi, kanë nivel”, u shpreh politikani socialist. Sipas tij, “qeverisja e institucioneve dhe punëve në Shqipëri është në duart e të gjithë tutkunëve, njerëzve të paaftë, njerëzve që e kanë katandisur shtetin shqiptar që nuk pastron dot borën në një rrugë, e kanë katandisur që çdo shi na përmbyt, çdo ngricë na ndërpret shkollat, çdo dëborë, në vend që të shijohet, na ndalon të shkojmë në Dajt, na ndalon të çojmë fëmijët në çerdhe, e kështu me radhë”. “Kjo situatë që tregon paaftësinë tonë për të jetuar në normalitet, në situata krejtësisht normale natyrore, sepse nuk është një katastrofë natyrore gjendja në të cilën kalojmë dhe përmbytjet vazhdimisht. Këto tregojnë faktin se në çfarë niveli është manaxhimi i përgjegjësive qeverisëse dhe manaxhimi i përgjegjësive të ndryshme të institucioneve të ndryshme në Shqipëri”, u shpreh Kokëdhima.

15878565_10209936904932940_1270019096_o

Next Post
Acari pushton Evropën, 5 viktima nga i ftohti në Poloni

Acari pushton Evropën, 5 viktima nga i ftohti në Poloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

January 11, 2026
Aleati i Bashës i pakënaqur me marrëveshjen: Nuk ishte reforma që prisnim, zgjedhjet pasardhëse duhet të jenë me lista të hapura

Ndoka i zhgënjyer nga tryeza e Berishës me aleatët: Frymë mosbesimi ekstreme!

January 11, 2026
Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

January 11, 2026
“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

January 11, 2026
Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

January 11, 2026
Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

January 11, 2026
Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

January 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


January 11, 2026
E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In