• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima replikon me Braçen: Po kontribuon për përçarjen e qeverisë

by A R
11/08/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Koço Kokëdhima ka replikuar me deputetin Erjon Braçe, pas reagimit të këtij të fundit për një shkrim të “Shekulli” në lidhje me disa taksa në Bashkinë e Divjakës.

Kryeredaktori i “Shekulli”, Arben Rozhani, thotë në editorialin e sotëm se Erjon Braçe duhet t’i jetë mirënjohës Kokëdhimës, pasi ai e bëri deputet më 2013-n.

Ja çfarë shkruan ai:

“Reagimi i deputetit Braçe për kalvarin që besoj vuajnë qytetarët shqiptarë sot, në çdo bashki apo njësi administrative për të marrë një dokument që u duhet për certifikatën e radhë, dokumentat e shkollës, të punës apo të pensionit, tregon se atij “i djeg miza nën kësulë”.

Erjon Braçe e ka një të shkuar të vetën kur ka përdorur gazetën e PS­së, “Zëri i Popullit” si pushkë për të qëlluar mbi ata që i cilësonte si kundërshtarë të partisë, apo atyre që pretendonin të merrnin partinë.

Nga frëngjia e “ZP”­së, për vite me radhë, sulmoi edhe Ilir Metën dhe LSI­në, duke e bërë atë armik më të madh se Saliu dhe PD­ja.

 Me atë pushkë në krah dhe me Benz­in e bardhë 190­ësh, për të treguar dlirtësinë e deputetit të opozitës, Braçe shfaqej si simboli i deputetit kurajoz që luftonte për të varfërit dhe të pambrojturit.

Por këto vitet e fundit jo më. Sidomos kur “e prekin” të bashkia e Divjakës, thua se ai është kryetari i bashkisë jo vetëm përfaqësuesi i popullit që sot po thyen kokën për një copë certifikatë.

Thuhet se në mes janë investimet e përfolura që po bëhen atje, ato kanale që po hapen pa leje mjedisore në lagunën e Karavastasë, zonë e mbrojtur, ku çdo ndërhyrje prish ekosistemin e brishtë dhe ca punë të tjera, që do t’i zbulojmë në vijim, por që nuk janë të mirë as të komunitetit vendas atje në Divjakë, as në të mirë të marrëdhënieve të cenuara brenda qeverisë, ku Erjon Braçe ka kontributin e vet përçarës.

Më i lënduari në këtë histori të mbushur me shpifje dhe ofendime të ulëta është, besoj, Koço Kokëdhima, sulltani, siç e cilësoi dje Braçe.

Nuk do të jetë hera e parë, këto kohët e fundit, sepse shumë vrer ka hedhur, padrejtësisht, Erjon Braçe ndaj Koço Kokëdhimës, edhe pse ndanë gati tre vite jetë parlamentare dhe politike bashkë.

Në të gjitha herët i kam thënë se e ka fajin vetë, që Erjon Braçe kërcënon sot si një spahi i rëndomtë (tagrambledhës dhe administrator turk që rekrutonte ushtarë në shërbim të ushtrisë osmane shënim i autorit ).

I kam kujtuar Kokëdhimës atë që bëri ai për Braçen në fundprillin 2013. Ai mund ta ketë harruar atë paradite kur veshur me pantallona vishnje dhe xhaketë çiklamin kishte ardhur të takonte Kokëdhimën. E takova në hyrje të tunelit, poshtë apartamentit. Shante mbarë dhe prapë Edi Ramën që e kishte transferuar nga zona e vet për ta kandiduar në zonën e Divjakës, ku nuk donte kurrsesi të shkonte. E këshillova t’i linte të gjitha pas krahëve, t’i bindej vendimit të partisë dhe të takonte edhe Kokëdhimën që të merrej një vendim i pjekur.

Kokëdhima e mbrojti, ndoshta edhe i ka thënë ndonjë fjalë Edi Ramës për të dhe ai u bë deputet, edhe pse me pahir, në Divjakën e bukur të njerëzve punëtorë.

Por besimin e atyre që e mbështetën ai po e shpërdoron nga dita në ditë, për të bërë punën e rëndomtë të spahiut, edhe pse është votuar si përfaqësues i popullit”.

Next Post

Një pomadë që mund ta përgatisni vetë, hiqni qafe rrudhat në mënyrë natyrale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com