Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka komentuar dorëheqjen e ish-ministrit të Drejtësisë. Sipas tij, largimi i Naços dhe emerimi i Ylli Manjanit në postin e ministrit të Drejtësisë është një veprim normal në jetën politike të një vendi.
Ndërkohë, deputeti i Qarkut Vlorë është shprehur se akte të tilla kanë ndodhur dhe do të ndodhin.
“Qeveria është në efiçencë të plotë. Rama dhe Meta janë politikanë të përgjegjshëm në vendimet e tyre” – ka thënë Kokëdhima.