• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima: Dua të bëhem kryeministri juaj, për të kryer në vepra ëndrrat që keni sot

by A R
06/05/2017 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një takimi me socialistët dhe mbështetësit e partisë ZGJIDHJA në Pogradec, drejtuesi i saj, Koço Kokëdhima deklaroi se partia e tij nuk do të futet në zgjedhje parlamentare me sistemin aktual zgjedhor. “ZGJIDHJA nuk do futet kurrë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse. “Zgjidhja” nuk do futet kurrë në zgjedhje pa opozitën. “Zgjidhja” nuk do të legjitimojë kurrë zgjedhje që përçajnë popullin tonë. “Zgjidhja” do udhëheqë luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk do të futemi në zgjedhje që i administrojnë partitë e mëdha. Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në zgjedhje me këtë sistem. Ne nuk do t’ia besojmë kurrë numërimin dhe administrimin e votave tona Rilindjes dhe PD-së!”- u shpreh Kokëdhima përpara të pranishmëve.

Duke komentuar anulimin e zgjedhjeve të parashikuar në Kavajë të dielën, Kokëdhima tha se ai e kishte  paralajmëruar këtë. “Disa herë kam deklaruar se zgjedhjet e 7 majit, dhe bashkë me to edhe zgjedhjet e 18 qershorit, janë hedhur në erë. Nëse zgjedhjet e 18 qershorit do të imagjinoheshin pa opozitën, qeveritarët e Tiranës duhet ta dinë se vendi do të destabilizohet dhe do kthehet në kohën kur bandat do dilnin rrugëve. Të gjitha projeksionet ekonomike për 2017 dhe për vitet që vinë do të përmbysen. Nga një situatë e tillë do të përfitonin ata që duan destabilizimin e Shqipërisë, armiqtë e saj dhe bota e krimit dhe kriminelëve të të gjitha llojeve”-u shpreh drejtuesi i partisë “Zgjidhja”.

Kokëdhima akuzoi Ramën se është përpjekur të fshehë e të mohojë të vërtetën e krizës së thellë dhe të shumëfishtë që ka përfshirë vendin tonë. “Ai u përpoq të manipulojë opinionin e brendshëm dhe t’u hedhë hi syve partnerëve ndërkombëtarë vetëm e vetëm për të mos bërë reformën zgjedhore, liberalizimin e tregut elektoral dhe pastrimin perfundimtar të zgjedhjeve, vetëm e vetëm për të mbajtur në këmbë zgjedhjet e manipuluara dhe pa standarde”.

Kokëdhima u shpreh se për ta bërë Shqipërinë që duan të gjithë shqiptarët ai do të synojë të jetë së afërmi kryeministër: “Unë dua të bëhem kryeministri juaj në të arthmen e afërt për të kryer ato vepra që sot ju duken ëndrra dhe iluzione, por që nesër do të jenë realitet po të udhëhiqemi nga treshja e vlerave kardinale: ndershmëria, atdhedashuria dhe profesionalizmi”

Next Post
Messi ende po e refuzon kontratën me Barcelonën

Messi ende po e refuzon kontratën me Barcelonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In