• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima: Do të krijoj lëvizje brenda Partisë Socialiste (VIDEO)

by Java News
15/11/2016 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima pasi ka treguar pse është frymëzuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump në jetën e tij, ka folur edhe për përjashtimin nga Partia Socialiste, politikanët që janë implikuar, por edhe për bizneset.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Kokëdhima foli për një “establishment” të Tiranës të përbërë nga një grup politikanësh të djathtë e të majtë, të cilët janë implikuar që ta nxjerrin nga politika.

“Të djathtë dhe të majtë e kanë bërë bashkë këtë gjë. Do tregoj prova të qarta të këtij implikimi. Në çdo çështje kam qenë në anën e interesit të qytetarëve, interesit publik”,- thotë ai.

Kokëdhima thotë se nuk i ka shfrytëzuar kurrë njohjet e tij me politikanët për rritjen e bizneseve të tij.

Pasi shprehu qëndrimin për të mos u larguar nga PS, Kokëdhima u shpreh se do të zhvillojë një lëvizje brenda kësaj partie.

“Çdo parti duhet të mos i mohojë askujt të konkurrojë për një post. Do të zhvilloj një lëvizje brenda PS-së. Lëvizja ime synon reformimin e PS-së. Qëllimi është që anëtarësia e partisë të seleksionojë kandidatët për deputetë. Po kështu synohet sanksionim statutor që përfaqësuesit e PS t’i zgjedhë anëtarësia”.

“Kam qenë i pari sipërmarrës në këtë vend, jam regjistruar si i tillë që ditën e parë që u lejua. Nuk kam punuar asnjë ditë në shtet, vetëm ditën kur u bëra deputet. S’kam pasur nevojë për asnjë qeveri. I kam krijuar kompanitë në vitin 1991 e me radhë. Në ‘97 kam pasur flotën më të fuqishme të mjeteve dhe teknologjive. Kisha nevojë vetëm për gara të lira, jo për politikën. Nuk e kam përdorur kurrë njohjen me Ramën për biznesin, kurrë nuk jam bërë ortak me politikanët për të fitur në biznes”,- shton ai.

“Si biznesmen, nuk bëj pjesë te njerëzit që thonë mos më pyesni për milionin e parë. Nuk kam asnjëherë të vetme një rast që t’i kem lejuar vetes ndonjë shkelje ligji, apo përfitim të paligjshëm”, tha Kokëdhima.

Ai theksoi se nuk do të largohet nga PS, duke theksuar se është socialist, por shtoi se duhet të bëhen disa ndryshime të rëndësishme. Ndërkaq, Kokëdhima u ndal edhe tek sistemi zgjedhor në vend, duke theksuar se në Shqipëri ka deformim të votës, dhe sipas tij “nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Unë nuk do të largohem nga PS, unë jam socialist, jam i majtë, jam i qartë për të gjithë situatën, dhe se çfarë do kërkoj. Dhe do t’i kërkoj me vendosmëri ato që i quaj të rëndësishme. Në Shqipëri nuk funksionon institucioni i votës, nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Unë kam fituar me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri kemi deformime nga më të ndryshmet. Kur mund të kemi ne një sistem të konkurrencës elektorale? Kjo bëhet kur të kemi sistem elektronik të votimit, dhe elektronik të numërimit. Po nuk rregulluam institucionin e zgjedhjeve, asnjëherë nuk do të korrigjohen këto histori për të cilat flasim këtu. Asnjëherë nuk do të mbarojnë përmbytjet në këtë vend, të vdekurit nga përmbytjet, të zhgënjyerit nga sistemi në vend, asgjë nuk do të përmirësohet nëse nuk rregullohet sistemi. Ka 25 vite që përmbytet Vlora në çdo shi që bëhet, pasi fondet publike nuk menaxhohen me korrektësi. Vidhen fondet, pavarësisht zhvillimeve politike. Fillesa e të gjitha reformave dhe shëndoshja e të gjitha institucioneve fillon nga institucioni i votës”, tha Kokëdhima./bw/a.k

 

Next Post
Si i huton pacientët dentistja seksi! (VIDEO)

Si i huton pacientët dentistja seksi! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In