Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka kritikuar ashpër deputetin demokrat Gazment Bardhi, i cili mori iniciativën për të bashkuar deputetët e kësaj force politike, ndonëse jo të gjithë.
Kokalari e akuzon Bardhin si hipokrit, dhe thotë se ai po punonte për t’i hapur varrin Berishës. Ajo në fund të reagimit deklaron se të gjithë deputetët e PD-së që i quan “vemje të ulëta” do të zëvendësohen në zgjedhjet e 2025-ës.
Postimi i Kokalarit:
Perpara zgjedhjeve të 14 Majit, ti ishe në komunikim të vazhdueshëm me Këlliçin, dhe me një grup të vogël brenda rithemelimit, por dhe brenda PD së Alibeajt, ju po i hapnit varrin Berishës mbas humbjes që ju e dinit ishte e sigurt në 14 Maj.
Naiviteti im që mendova se do bashkoheshit me Berishës vetëm e vetëm që rithemelimi të hynte në garë me logon e PD zyrtare dhe jo Ilir Metën.
Ne fakt ti je po aq hipokrit sa vetë Berisha. Dhe fakt mbetet vetëm një:
JU TË GJITHË DO ZËVENDËSOHENI NË ZGJEDHJET E 2025!
Këtë premtim ja jap Berishës, se ju të tjerët jeni vemjet më të ulta që ka njohur politika e 32 viteve të fundit, dhe nuk meritoni asnjë vëmendje./m.j