• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokainë në Tiranë/ Trafikanti e hedh në tokë kur sheh policët

by Java News
01/09/2019 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, duke arrestuar një 45-vjeçar. Ky  i fundit e kishte përgatitur lëndën narkotike për ta shpërndarë te klientët, duke e futur në kartëpeceta, por është pikasur nga policia.

 

Kjo ka bërë që trafikanti të hedhë menjëherë kokainën në tokë, në momentin që po lëvizte me motorr në rrugën “Prokop Mima”, në mënyrë që t’i shpëtonte policisë. Por, kjo lëvizje nuk e ka shpëtuar trafikantin A. H., i cili është arrestuar, duke ndërprerë në mes planin e tij për shpërndarje te klientët.

 

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.

 

Operacioni i koduar “Klienti”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë.

 

Sekuestrohet 306 gramë kokainë. Në pranga poseduesi i lëndës narkotike që e shpërndante në doza të vogla.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga stukuarat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale , të shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta kryesisht Kokainë, Shërbimet e Kom.Pol.Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë finalizuar operacionin e koduar “Klienti”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– A.H., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “Prokop Mima” po lëvizte me motorr ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopeceta brenda së cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit Kokainë. Këtë lëndë e kishte bërë gati për t’ua çuar klientëve që e kishin porositur.

Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe një sasi tjetër Kokaine, në total 306.2 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Next Post
Njerëzit më shumë po preferojnë të udhëtojnë sesa të martohen

Faqja e njohur m20min: Zviceranët të fiksuar me pushimet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In