• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokainë në ish-Bllok/ Arrestohet pronari i lokalit, administratori dhe kamerieri, ja si shitej

by Java News
01/09/2019 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Blloku”, duke vënë në pranga pronarin e një lokali në zonën e ish-Bllokut, administratorin, kamerierin dhe një klient, ndërsa ka ndjekur penalisht tre presona të tjerë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu, pronari i lokalit, 38-vjeçari O. P., përdorte kamarierët dhe banakierët për shpërndarjen e kokainës, duke iu thënë të mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

Gjatë kotrollit policor të ushtuar në lokal, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Ndërsa, gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut, janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blloku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta

Operacioni nga Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sekuestrohen në një lokal të përshtatur për përdorim lëndësh narkotike, doza me lëndë narkotike Kokainë, fishekë luftarakë e një armë e ftohtë thikë.

Në pranga 4 shtetas, ndërmjet tyre pronari dhe administratori i lokalit, si dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore, në kuader të procedimit penal të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë finalizoi me sukses operacionin policor “BLLOKU”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. P., 38 vjeç, per kryerjen e veprave penale ”Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. (pronar i lokal ndodhur në zonën e ish-Bllokut).
  2. A., 22 vjeç, për kryerjen e veprave penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim (Administrator i një lokali në zonën e ish-Bllokut.
  3. Ll,, 30 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. (kamarier i lokalit).
  4. H., 31 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” (klient i lokalit).

Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për kryerjen e veprës penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe një shtetas tjetër për kryerjen e veprës penale ”Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se pronari i një lokali në zonën e ish-bllokut, shtetasi O. P. ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndës narkotike Kokainë në doza të vogla klientëve të tij dhe për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal përdorte kamarierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal është siguruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë lejimi i kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit, dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm u bë kapja në flagrancë e shtetasve të lartëpërmëndur duke tregtuar lëndë narkotike Kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtuar, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë. Po gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar Kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike.

Në momentin e kontrollit nga Policia, kamarieri i lokalit shtetasi A.LL ka hedhur në tokë një kuti shkrepse me katër doza kokainë

Në pjesën para banakut të lokalit është gjetur një qese brenda së ciles, ndodhet nje leje drejtimi me emrin e shtetasit E. H., dhe një thikë me palosje e cila ishte hedhur në dysheme nga shtetasi E.H. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 9 fishekë luftarak.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh kryer ne bashkepunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.

Next Post
EMRI/ Si iu vunë prangat zyrtarit në Jalë. I dha energji elektrike të afërmes duke përdorur rrjetin e bashkisë!

EMRI/ Si iu vunë prangat zyrtarit në Jalë. I dha energji elektrike të afërmes duke përdorur rrjetin e bashkisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com