Substanca kokainë janë gjetur në trupin e një fëmijë 5-vjeçar në Qipro. Protothema shkruan se rasti fillimisht u zbulua nga një kimist, i cili pas disa analizave që u bëri fëmijëve të një çifti zbuloi se në gjakun e 5-vjeçarit kishte substanca kokaine.
Kimisti fillimisht u bëri thirrje prindërve të paraqisnin një ankesë në Polici, gjë që të cilën ata nuk e bënë. Ndërkohë që në 24 maj, ky rast erdhi në vëmendjen e policisë, e cila ndaloi të atin e fëmijës.
Ndërsa nëna e tij është shpallur në kërkim pasi, pas nxjerrjes së rastit në dritë u arratis së bashku me fëmijët e tjerë.
/b.h