Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompromisi” është vënë në pranga 25-vjeçari me iniciale H.K., i cili siguronte kokainë dhe kanabis me qëllim shitjen e tyre në doza.
Lëndën narkotike që e siguronte 25-vjeçari, e shiste një 38-vjeçar me iniciale R.L. në lagje të ndryshme të Durrësit, i cili po ashtu u vu në pranga.
25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.1 kilogramë kanabis, doza kokaine dhe kanabisi, 900 Euro dhe 90 000 Lekë të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r