Pronari i kompanisë “Arbri Garden” është shpallur në kërkim lidhur me sasinë rekord prej 613 kg kokainë me vlerë 180 milionë euro që u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës.
Lënda narkotike hyri në Shqipëri për llogari të kompanisë shqiptare që merret me importin e frutave nga Amerika Latine. Ky biznes është në pronësi të Arbër Çekaj personi ky që tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
‘Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç” deklaroi kreu i policise se shtetit Ardi Veliu.
Në pranga ka rënë shoferi i kamionit Armando Pezaku si dhe menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj. Gjatë marrjes në pyetje shoferi i kamionit ka mohuar dijeninë mbi ngarkesën e lëndës narkotike.
Sipas policisë lënda narkotike synonte tregun europian./a.ç












