Detaje reja jane zbuluar në lidhje me sekuestrimin e 119 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë. Sipas report tv, bëhet me dije se lënda narkotike e nisur nga Ekuadori ishte rreth 1 tonë, por një pjesë është marrë nga trafikantët në Itali.
Është e paqartë nëse sasia tjetër e kokainës që u kap në Shqipëri nuk u mor dot nga trafikantët për shkak të ndonjë ndërlikimi të situatës, apo nëse ka patur destinacion Shqipërinë.
Rezulton se nga kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, kontejneri rezultoi i pastër, edhe pse brenda ishte kokainë, ndërsa kanë qenë vetë punonjësit e kompanisë së bananeve që kanë njoftuar policinë, pasi raportuan se ata u ndaluan në rrugë nga disa persona të armatosur dhe me maska, që kanë kontrolluar kontejnerin e më pa janë larguar.
Pas kontrolleve të policisë, u gjet edhe lënda narkotike. Në pranga kanë rënë Marson Murataj 34 vjeç administrator i një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu, drejtues të automjeteve të firmës.
g.kosovari











