• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokaina në banane/ Prokuroria shqiptare e kishte skeduar prej kohësh ‘Arbri Garden’

by Java News
04/03/2018 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithë shfajësimet dhe kunderakuzat kompania e përfolur e drogës se para disa ditësh duket se eshte e skeduar prej kohesh nga prokuroria jone. ‘Arbri Garden’ kompania e cila transportoi në ngarkesën e saj me banane nga Kolumbia 613 kilogramë kokainë kishte porositur tre kontenierë në total me frutin ekzotik. Policia dhe dogana kanë perfunduar kontrollin dhe në dy kontenierët e mbetur kanë rezultuar të pastër pasi nuk është gjetur lëndë narkotike.

Dyshimet për përfshirjen e ‘Arbri Garden’ në trafikun e drogës nga Amerika Latine kanë qenë të hershme. Në vitin 2015 Policia e Durrësit referoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një material ku dyshonte se Arbër Çekaj pronari i firmës merrej me trafikun e drogërave të forta. Por ky hetim u pushua nga Krimet e Rënda për shkak të informacioneve që u kërkuan nga Ekuadori.

Përgjigjet nga ky vend nuk erdhën asnjëherë dhe prokurorët në Shqipëri e arkivuan çështjen. Pas kapjes së sasisë rekord katër ditë më parë prokurorët kanë vendosur që dosjen e 2015 ta rihapin dhe ta hetojnë bashkë me çështjen e nisur për drogën kolumbiane. Veprime hetimore janë duke u kryer që nga vitin 2012 kur kompania ‘Arbri Garden’ filloi aktivitetin e saj. Rreth 97 ngarkesa janë sjellë në Durrës nga Ekuadori dhe Kolumbia në 6 vite nga firma.

Dokumentacioni i kompanisë është sekuestruar i gjithë nga grupi hetimor dhe janë duke u verifikuar çdo detaj që lidhet me vendet e Amerikës Latine. Për trafikun e sasisë rekord të droges janë arrestuar Armando Pezaku shoferi i kamionit që nxorri drogën nga Porti i Durrësit dhe Donald Lushaj menaxher i kompanisë, të dy nga 25 vjeç./ Tv Klan

Next Post
I ftohti “gozhdon” Hollandën, por në Amsterdam njerëzit e kthejnë akullin për zbavitje

I ftohti “gozhdon” Hollandën, por në Amsterdam njerëzit e kthejnë akullin për zbavitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In