• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokaina kolumbiane/Media e Brukselit: Shqipëria plotëson kushtin kyç të BE për negociatat

by Java News
02/03/2018 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapja e 613 kg kokainë në portin e Durrësit ka patur jehonë edhe në mediat e Brukselit që e konsiderojnë këtë aksion, tregues të progresit që Shqipëria ka bërë në luftën kundër krimit.

Ky progres sipas “EUreporter”, është çelësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Eureporter thekson faktin që qeveria shqiptare ka miratuar një paketë reformash, përfshirë edhe masat kundër krimeve të rënda, duke plotësuar kështu një kusht kryesor të Bashkimit Europian, për të filluar negociatat e pranimit.

Në mbështetje të kësaj teze, në artikull citohet Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker i cili vlerësoi së fundmi qeverinë shqiptare për progresin e madh në luftën kundër krimit të organizuar, duke shtuar se progresi mbresëlënës do të bindë Komisionin Evropian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve të pranimit.

Shkrimi i plotë:

“Bashkimi Europian ka përshëndetur përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, një parakusht ky për anëtarësimin e saj të mundshëm në bllokun 28 vjeçar”- shkruan Martin Banks.

Autoritetet thonë se sekuestrimi këtë javë i sasisë më të madhe të kokainës, të gjetur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë të parashikuar prej 180 milion euro, është një shembull i përparimit në trajtimin e problemit.

Shteti ish-komunist i Ballkanit është nën “presionin” perëndimor për të rritur luftën kundër trafikimit të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar, si pjesë e përpjekjes së saj për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Pozicionuar në udhëkryq midis Europës lindore dhe perëndimore, Shqipëria ka qenë një vend burim për marihuanën, si dhe një rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën drejt tregjeve europiane.

Partia që qeveris në Shqipëri, megjithatë, ka miratuar një paketë reformash, përfshirë trajtimin e krimit të rëndë, i cili plotëson një kusht kyç të Bashkimit Evropian për të filluar negociatat e pranimit.

Të mërkurën, policia shqiptare kapi në Durrës 613 kilogramë kokainë, të mbështjellë në 528 paketa, të gjetura nën dyshemenë e një kamioni të ngarkuar me banane, që mbërriti nga Kolumbia.

Ngarkesa me banane dhe kokainë kaloi nga Italia dhe Malta në Shqipëri.

Ngarkesa është kapur dhe janë bërë dy arrestime. Operacioni i suksesshëm është kryer pavarësisht mungesës së ndonjë sinjali nga vendet europiane ku ngarkesa kaloi përpara se të arrinte në portin e Durrësit.

Autoritetet shqiptare thonë se “ndërveprimi i menjëhershëm dhe efektiv midis policisë dhe prokurorit të krimeve të rënda siguroi përfundimin e suksesshëm të operacionit”.

Në të kaluarën, rritja e krimit të organizuar në vendin e vogël juglindor me bregdetin e tij të gjerë përgjatë Adriatikut, shihej si një pengesë për kredencialet e anëtarësimit në BE.

Shqipëria është një vend që tashmë përballet me shumë sfida të brendshme, por raportuesi i Parlamentit Europian për dosjen e Shqipërisë, eurodeputeti gjerman socialist Knut Fleckenstein, ka lavdëruar përpjekjet e saj në luftën krimeve të rënda.

Ai tha se : “Që nga vera e vitit 2014 Shqipëria ka qenë një kandidate për anëtarësim në BE dhe që atëherë ajo ka bërë progres të vazhdueshëm”.

Ai tha se miratimi i reformave të mëdha kishte qenë një “hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, duke u bërë kështu një vend modern.
“Më pak korrupsion, më pak krime të organizuara, janë vendimtare për jetën e përditshme në Shqipëri,” tha ai.

Komisioneri i Zgjerimit të BE Johannes Hahn gjithashtu shprehu optimizëm rreth procesit të reformës, duke thënë se Komisioni do të rekomandojë së shpejti, ndoshta deri në verë, fillimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë nga vendet anëtare.

Hahn tha se Shqipëria kishte bërë “reforma të rëndësishme” dhe ishte “e kualifikuar për këtë hap”.

Pas vizitës në Tiranë të dielën (25 shkurt), Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker vlerësoi qeverinë shqiptare për progresin e madh në përpjekjet reformuese drejt integrimit europian.

Juncker tha: “Shqipëria nuk pushon së grumbulluari progres pasi ka filluar shumë reforma strukturore, në shumë fusha. Progresi është mbresëlënës dhe do të bindë Komisionin Evropian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. “

Komentet e mëtejshme erdhën nga Luka Coffey, drejtor i Qendrës së Politikës së Jashtme në Fondacionin Heritage, i cili tha: “Shqipëria ka shumë për t’u krenuar. Vendi u bë anëtar i plotë i NATO-s në vitin 2008, duke u bërë vetëm kombi i dytë me shumicë myslimane në aleancë. Në vitin 2014 u bë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me BE. Për një vend që ndodhet në rajonin e turbullt, në depresion ekonomik dhe në rajonin e Ballkanit të shkatërruar nga lufta, këto nuk janë një zhvillim i keq “.

Deputetët europianë gjithashtu kanë mirëpritur përparimin e Shqipërisë në reformat lidhur me BE dhe përparimin në luftën kundër krimit të organizuar, duke thënë se kjo mund të jetë një “çelës” për avancimin e procesit të pranimit në BE dhe fillimin e negociatave.

Next Post
Tabaku-Kryemadhit: LSI sulmon ligjin e arsimit të lartë për vota, pse heshtët deri tani

Tabaku: Ahmetaj mashtron, ekonomia po financohet nga krimi dhe droga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In