• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokaina, Basha: Linje e re që me ardhjen e Ramës. Balla: Kur ishe ministër u kap më pak drogë

by Java News
05/03/2018 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar sërish kryeministrin Rama pas aksionit të policisë gjatë të cilit u sekuestruan 613 kg kokainë.

Ai ka deklaruar se një sasi kaq e madhe droge nuk mund të vinte pa garanci dhe mbrojtje shtetërore.

Madje Basha i është referuar edhe asaj që shkruante në facebook njëri prej të arrestuarve “i çoj miell partizanëve”, duke ngritur pyetjen se kush janë partizanët.

Më tej ai theksoi se kjo kompani ka sjellë plot 97 ngarkesa, duke ngritur dyshime se ka kaluar edhe kokainë.

“Më 28 Shkurt u arrestuan në Maminas një hamall dhe një shofer. Policia deklaroi se vlera e kokainës ishte 180 mln euro. Ky kontejner i ardhur në emër të kompanisë “Arbri Garden” kishte qëndruar në port prej datës 19 Shkurt, plot 9 ditë, në pritje të zhdoganimit. Një kërkim i thjehstë i publikuar nga opozita tregoi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. Ky pronar ëhstë shpallur në kërkim, ëhstë larguar më 27 Shkurt, 24 orë para se droga të ndalohej, droga nuk është e Arbrit…Ai mbylli edhe niptin sekondar të aktivitetit të tij. Një nga të arrestuarit shkruante në facebook: ‘transportoj miell për partizanët’, kush janë partizanët? Vlera kolosale 180 mln euro e kokainës ngre pikpyetje, kush e ka financuar këtë operacion? Kush ka garantuar mbulim? Reagimi i parë i Xhafës ishte përgëzimi i policisë dhe partnerëve. Pas një heshtjeje të gjatë foli Rama, i cili u mburr duke thënë se operacioni ishte i policisë shqiptare, pa asnjë sinjalizim, përgënjeshtroi Xhafën”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës iu rikthye ehde njëherë aksionit të disa vieteve më parë në Xibrakë. Sipas tij, ajo ishte tentaiva e parë për trafikun e kokainës e cila u godit falë partnerëve ndërkombëtarë. Situata e tanishme, është vijim i projektit sipas Bashës të nisur prej aso kohe.

“Në Shqiëpri sundon një qeveri e lidhur me klanet më të rrezikshme të drogës. Sundon një kryeminsitër i cili drejtëpërdrejtë dhe përmes familjarëve i ka graduar organizatat dhe i ka bërë pjesë të karteleve ndërkombëtare të cilave tashmë u ka hapur dyert e Shqipërisë për trafikun e kokainës dhe heroinës.

Nisi me marijuanën, por shumë shpejt, ku krimi nuk luftohet e ulet në karriget e pushtetit, problemi u përhap me trafikimin e drogave të forta, heroinës e kokainës. Laboratori i Xibrakës dështoi vetëm për shkak të ndërhyrjes së partnerëve, por autorët e vërtetë nuk u kapen kurrë. Ushtarët e tyre u shqoëruan nga fmailjarët e kryeminsitrit, e policsë drejt sigurisë. Ndërsa vetë Edi Rama mbylli gojën, rikuperoi dëmin e premtoi vazhdimin e industrisë së kokainës. Prej kohësh, opozita ka paralajmëruar që nuk ka një, por dy e tre a më shumë laboratorë të kokainës. Dhe ja ku jemi”, tha Basha.

Në kundërpërgjigje të deklaratave të Bashës se për kapjen e 613 kg kokainë u arrestuan punëtorët dhe jo trafikantët e vërtetë, Taulant Balla theksoi se ai operacioni ishte një sukses i organeve ligjzbatuese shqiptare, ndërsa i kujtoi Bashës disa shifra, ku sipas tij, përiudha kur lideri i PD ishte ministër i Brendshëm, u kap sasia më e vogël e drogës në histori.

“Kur Basha ishte ministër, u kap sasia më e vogël e drogës. Viti 2010 ishte viti më i dobët për kapjen e drogës. Vetëm në vitin 2004 Shqipëria filloi të aplikojë misionet e para në luftën ndaj kanabisit. Një avion i GDF nisi monitorimin në Lazarat, ku u qëllua me armë. Një ditë më pas PD në opozitë sulmoi policinë për ndërhyrje të paligjshmë në Lazarat. Personi që qëlloi helikopterin u dënua me 21 vjet burg, por u amnistua me ardhjen e PD në pushtet“, deklaroi balla

 

Next Post
Burri del live në Facebook pasi vret gruan: Ky është fundi juaj nëse…

Burri del live në Facebook pasi vret gruan: Ky është fundi juaj nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In