Cristiano Ronaldo është lojtari që ka shënuar më së shumti gola me kokë në Evropë
Me golin që shënoi ndaj Valencias, që nuk ishte i mjaftueshëm – pasi ekipi i Zinedine Zidane humbi 2:1, Cristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 51 golave, shkruan Gazeta Express.
Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, Cristiano Ronaldo është lojtari që ka shënuar me së shumti gola me kokë (51) në 10 sezonet e fundit në top pesë Ligat Evropiane, duke lënë prapa Fernando Llorenten (49) dhe Aritz Aduriz (41). (b.an)











