• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kohët ndryshojnë, dikur Lubonja shpërthente në lot për Ramën, sot e urren

by Java News
24/03/2017 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tranzicioni traumatik shqiptar nuk do mund të kuptohej pa thyerjen e një raporti gati vëllazëror mes Edi Ramës dhe Fatos Lubonjës; një kalim gati dramatik nga dashuria në urrejtje mes këtyre dy njerëzve që dikur ishin njësh, në frymë e kauzë. E ndërsa Rama vijon të jetë i rezervuar ndaj ish-mikut të tij, ky i dyti, Lubonja nuk rresht së godituri njeriun që dikur e deshi aq shumë, madje me një gjuhë deri dhe rruge, që qartazi i buron një urrejtje me nuanca patologjike.

Sot, Lubonja lëshon ndaj Ramës po ato damka e epitete që kanë qenë prej vitesh pjesë e vokabularit të PD-së dhe liderit të saj historik, duke mos u mjaftuar me një oponencë a kritikë të llojit intelektual, ndaj ish-mikut të shndërruar në politikan e qeveritar, mbi mënyrën se si ai qeveris.

Por si ndodhi kjo metamorfozë në raportet mes të dyve?

Le të sjellim fillimisht në kujtesë se ç’ishte Rama dikur për Lubonjën, se ç’përfaqsonte ai për shoqërinë shqiptare.

Lubonja shkruan mbi rrahjen brutale që i kanë bërë mikut të tij të shtrenjtë, dhe këtu gjen shkas për t’i thurrur ditirambe:

“Parmbrëmë natën, kapuçonë të zinj goditën barbarisht me leva e doreza hekuri Edi Ramën dhe mikun e tij, piktorin dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Vladimir Myrtezai, teksa ktheheshin në shtëpi.

Opinioni publik, veçanërisht ai intelektual, u rrëqeth dhe u trondit shumë thellë nga kjo ngjarje. U trondit sepse e do Edi Ramën, artistin karizmatik që në vitin ’90 e shndërroi sallën e Akademisë së Arteve në vendin e parë të tubimeve antikomuniste të rinisë universitare….”

“Si është e mundur që njerëzit nuk u kujtuan të godisnin ata që i kanë vjedhur me mijra dollarë, por gjejnë kohën të ngrenë dorën kundra shtatlartit paqësor Edi Rama, i cili di të godasë vetëm me forcën e ngjyrës dhe të fjalës?”

“Të nesërmen, pasi e morra vesh lajmin e zi, shkova ta shikoj, dhe nuk i përmbajta dot lotët përballë fytyrës së tij të masakruar. O Zot, çfarë përbindëshash ka kjo botë!”

Më pas, si për t’i bindur shqiptarët që i rrahuri për vdekje (ku pra aludohet për skalionet parapolitike e Berishës), Lubonja zgjedh të citojë Ramën nga një intervistë e tij e fundit dhë në media:

“Qëkur s’mbahet mend situata në Shqipëri është po ajo, një rrumpallë e krijuar nga një tufë e paorientuar këmbësorësh, të cilit lindin, vdesin dhe prapë lindin pa u lodhur, në një qorrsokak; hypin e zbresin Vargmalet e Gënjeshtrës, notojnë nëpër Lumenjtë e Frikës, zdërhallen nëpër Lëndinat e Mashtrimit Reciprok, dremisin nëpër Frengjitë e Hakmarrjes, hazdisen nëpër Pyjet e Marrëzisë, fluturojnë me presh nëpër Retë Imagjinare të Heroizmit, përzhiten nëpër Qyngjet e Injorancës, llokoçiten nëpër Baltën e Mashtrimit, gremisen nëpër Honet e Dëshpërimit për t’u rishfaqur befas majë Mullarëve të entuziazmit Pa Arsye, e kësisoj vegjetojnë në zemër të Kontinentit të  Vjetër si dora e fundit që i mbijetoi Prurjes së Civilizimit. Duke gjetur tek kjo “mbijetesë” oazin e Parajsës Tokësore, e mbledhur grusht nën hijen e dendur të Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajse Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim  për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht. Për t’u përsosur shpirtërisht e pse jo dhe fizikisht”, shprehet pra Edi Rama, cituar nga Lubonja.

Dhe këtu vijmë tek ai që mund të quhet shkaku thelbësor i ndarjes mes tyre, a më saktë i zemërimit të pa fre të Lubonjës ndaj Ramës, qëkurse ky i fundit iu fut politikës, fillimisht si ministër Kulturë në kabinetin e Nanos e më pas si kreu i Bashkisë së Tiranës.

Që të dy, pjesë e investimit intelektual për të qenë oponencë e politikës me protagonizmin e tyre publik, sidomos me publicistikë, nuk e kanë parë për asnjë moment veten e tyre në politikë. Dhe ky, si duket, ka qenë dhe një pakt mes tyre; por që Rama e ka shkelur.

Sepse, siç mund ta lexoni më poshtë, Lubonja e vlerëson mikun e tij pikërisht për faktin se, porsi ai, e sheh veten gjithnjë jashtë politikës.

Shkruan Lubonja, duke cituar më pas vetë Ramën mbi pozicionimin intelektual:  “Mendje e pavarur, skeptik ndaj aderimeve në parti, ja si e përcakton Edi Rama, në intervistën e tij të fundit, pozitën e tij në raport me politikën.

 Zgjedhja e intelektualit është për natyrë e papërputhshme me realitetin e dhënë, e për këtë, vështrimi mbi këtë realitet është ngahera krejt i ndryshëm prej vështrimit të politikanit, i cili nga ana e vet shpreson të vërë dorë mbi realitetin duke u njehsuar më parë me të. Intelektuali nuk kërkon vota, sepse nuk i duhen, ai kërkon të vërtetën. Duke ia bërë të njohura opinionit kërkimet e tij, ndodh që në ndonjë rast fatlum, intelektuali edhe ta influencojë atë, por sidoqoftë nuk duhet harruar se, tekembramja, nuk është e vërteta në vetvete, por kërkimi i saj që mishëron zgjedhjen e tij…’”

Dhe, pas kësaj që ka thënë Rama, duke e parë pozitën e tij sot, ku me votën ka një raport tejet të ngushtë, zemërimi i Lubonjës ka jo pak zhgënjim brenda si “lëndë e parë” mllefi.

Lubonja vetë vijon të qëndrojë jashtë politikës, ku, edhe një post që iu ofrua këtu e afro 10 vite më parë, ai i kreut të Këshillit Kombëtar të RTSH , e refuzoi për shkak të mosvotimit për të nga një pjesë deputetësh të PS-së, me kredon morale: “Jam i ligjshëm, por jo legjitim”.

Nga ana tjetër, Rama vetëm në një rast është treguar paksa i ashpër me ish-mikun e tij, ndonëse brenda një gjuhë te latuar kujdesshëm, me helmin gjithsesi lëshuar mes rreshtash. Ja si shprehet ai ndaj Lubonjës në “Kurban”, vite pas e cilësoi me shpoti si “Lenin” gjatë një përballjeje televizive, kur debatohej mbi prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar:

“Me Fatos Lubonjën më bëri mik qëndresa e tij stoike në burgun e Enver Hoxhës e ma ruan sot e gjithë ditën të plotë respektin asketizmi intelektual i zgjedhur si mënyrë jetese plot sakrifica, pavarësisht mosdakortësisë së plotë me të për shumëçka thotë, nganjëherë, dreqi e mori, sa keq e thotë, dhe sidomos për një superioritet të fryrë moral, që ia jep forcërisht vetes në publik kur flet për të tjerët, posaçërisht për njerëzit e politikës, që i fut të gjithë në thesin që shkelmon papushim, pasi duke e njohur mirë së afërmi e di që kur është vetëm me veten, ndihet dëshpërimisht më i vogël se ç’është në të vërtetë, si njeri me vlera morale e histori të admirueshme qëndrese në emër të atyre vlerave”.

 Dhe kështu pra, nëse do duhej të kuptohej se në ç’absurd ka rrugëtuar e vijon të rrugëtojë Shqipëria e post-komunizmit, do mjaftonte dhe fati dramatik i shndërrimit të një dashurie në urrejtje mes Ramës e Lubonjës, që gjithsesi nuk është e vetmja. (Tesheshi.com)

ma.me

Next Post
Tahiri: Balili nga drejtues institucioni, sot është në kërkim dhe kjo është arritje e madhe

Tahiri: Balili nga drejtues institucioni, sot është në kërkim dhe kjo është arritje e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In