• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kohët e errëta të Perëndimit

by B K
24/02/2025 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Paolo Gentiloni

Të habitur, të pasigurt, të humbur, evropianët ndjekin të pafuqishëm cunamin që prej një muaji ka tronditur rendin botëror. Janë jetimë të Perëndimit.

Amerika mbetet një demokraci e madhe, natyrisht. Dhe vala, herët a vonë, do të tërhiqet: ekzistojnë kundërpeshat institucionale, Kongresi, mediat, zgjedhjet e mesmandatit pas njëzet muajsh. Për këtë arsye, është e drejtë të mbetemi të lidhur me marrëdhëniet tona të vjetra transatlantike. Por ndërkohë, është e nevojshme të përballemi me një botë të re.

Dridhen shtyllat e rendit botëror që ka mbizotëruar për tetëdhjetë vjet: ato të marrëdhënieve mes shteteve të sanksionuara nga Karta e OKB-së, ato ekonomiko-financiare të ndërtuara mbi institucionet e Bretton Woods, flamujt e Perëndimit të lirisë dhe shtetit të së drejtës, selitë multilaterale për rregullimin e tregtisë botërore, reduktimin e varfërisë, tranzicionin klimatik. Gjëra të një kohe tjetër, tashmë të shpërfillura ose të lëna në krahët e nostalgjisë.

Për presidentin Trump duket se në epokën e artë që ka premtuar, të vetmet që kanë rëndësi janë interesat sovrane. Nuk dihet nëse pas këtij vullneti për të imponuar ligjin e më të fortit fshihet një strategji e mirëfilltë, por kam frikë se autokratët do të jenë ata që do ta festojnë më shumë.

Shumica e evropianëve mendojnë ndryshe. Ata e dinë se ky rend botëror ka nevojë për një përditësim, por jo për t’u shkelur me këmbë, dhe se mbi Evropën rëndon një përgjegjësi e madhe. Kësaj përgjegjësie duhet t’i përkushtohemi me urgjencë, tani që edhe zgjedhjet në Gjermani kanë konfirmuar se, pavarësisht forcës së ekstremit të djathtë dhe fragmentimit të Bundestagut, shumica dërrmuese e votuesve janë në anën e Evropës.

Sot, tre vjet pas fillimit të pushtimit të përgjakshëm të Ukrainës nga Rusia, Ursula von der Leyen ndodhet në Kiev me liderë të tjerë evropianë. Dhe është e qartë se testi i parë i vullnetit tonë për të mos luajtur rolin e somnambulëve do të jetë pikërisht mbështetja për Ukrainën.

Liderë të tjerë evropianë, i pari ndër ta sot Macron, do të jenë këto ditë në Shtëpinë e Bardhë. Në Kiev dhe në Uashington duhen fjalë të qarta. Për Bashkimin Evropian, diktatori nuk është aspak Zelensky, i cili vazhdon të dëshmojë guxim në shërbim të vendit të tij; dhe agresori nuk është aspak Ukraina.

Në tryezë duhet të vendosen paketa të reja ndihmash evropiane, përfshirë edhe ato ushtarake, dhe gatishmëria për të lehtësuar çdo negociatë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, por vetëm për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Një dorëzim, përkundrazi, do të nënkuptonte përshpejtimin e luftërave të reja në tokën evropiane.

Krah mbështetjes për Ukrainën, prioriteti i dytë është mbrojtja e përbashkët evropiane, një perspektivë që presidenca Trump mund ta bëjë më në fund të realizueshme. Nuk mjafton të shpenzosh disa dhjetëra pikë përqindje më shumë të PBB-ve kombëtare, sepse nëse nuk reduktohet fragmentimin dhe shpërdorimet, nuk do të kemi as një industri dhe as një mbrojtje të vërtetë evropiane.

Nuk ka kuptim të vihet përballë financimi i mbrojtjes dhe ai i zhvillimit, sepse nëse duam një paqe të qëndrueshme, do të duhet ta mbrojmë atë, kryesisht vetë; dhe nëse nuk jemi në gjendje të mbrohemi, edhe sistemi ynë i mirëqenies do të jetë në rrezik. Nevojiten blerje të përbashkëta dhe sisteme mbrojtjeje evropiane, me synimin e një mbrojtjeje të përbashkët që plotëson NATO-n.

Ukraina dhe mbrojtja e përbashkët nuk janë sfidat e vetme për Bashkimin Evropian. Raportet e fundit të Mario Draghi-t dhe Enrico Lettës kanë hartuar një agjendë të shkëlqyer për prioritetet e një tregu të vetëm konkurrues. Dhe në sfond duket se po shfaqet madje ndonjë dritë e së ardhmes, siç kur kandidati për kancelar, Friedrich Merz, aludon për një lloj evropianizimi të force de frappe franceze. Ndoshta, shtoj unë, e shoqëruar me një fillim evropianizimi të Buxhetit dhe Thesarit. Një skenar, ende i largët sot, që mund të rihapë mundësinë e një shkëmbimi të madh si ai që në vitet nëntëdhjetë mundësoi ribashkimin e Gjermanisë dhe lindjen e euros.

Ora më e errët e Perëndimit mund të jetë – duhet të jetë – ora e Evropës. Në vendet evropiane, forcat kundër Bashkimit janë pakicë, por një pakicë aspak e heshtur. Mbështetësit e Bashkimit, përkundrazi, janë shumicë e madhe, por e kanë të vështirë të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet. Dhe shpesh, zëri i tyre duket më shumë kritik sesa mbështetës ndaj Evropës.

Tani dobësia, vonesat, përçarjet mes vendeve janë më se të dukshme. Po aq e dukshme është edhe nevoja për të reformuar Bashkimin dhe për të dalë nga kafazi i vetokracisë. Por pa Evropën, pa fuqinë e saj tregtare, pa modelin e saj social, pa vlerat e saj të lirisë, do të jemi thjesht në mëshirë të cunamit. Dhe nëse ky është vërtet një moment i rëndë, ndoshta është koha për të ndalur ankesat e vazhdueshme mbi kufizimet e BE-së. Do të shpallja një moratorium mbi vetëdenigrimin, për t’u bashkuar, të paktën në këto muaj, rreth fatit tonë të përbashkët, të ndërlikuar, por të jashtëzakonshëm evropian. Për të integruar patriotizmin tonë kombëtar me një patriotizëm të shëndetshëm evropian. Madje duke adoptuar një slogan që përdoret në anën tjetër të Atlantikut: right or wrong, it’s my Europe./Bota.al

Next Post
Tre vjetori i agresionit rus, ministri Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Tre vjetori i agresionit rus, ministri Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In