• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kohë të reja

by Java News
27/12/2019 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Hiluku

Sa herë ulem për të shkruajtur, në mendjen time ka diҫka që më kujton: s’ka shumë që dikush ka dhënë jetën që ti të shkruash në liri. Ka gjëra që i kam harruar, por këtë jo. Se kjo është një histori e fëmijërisë sime, e lidhur me fundin e diktaturës, me pushtimin e rrugëve dhe pastaj të institucioneve.

S’ka shumë, më besoni, se mirë e dini se nuk jam aq i vjetër. Ato ditë kur populli im kishte shpresë se më e mira është duke ardhur, ato ditë të gjata ku diktatorët tanë të oksiduar e kuptuan, se nuk ndalej më, se as plumbi nuk i ndalte.

Një eufori gëzimi e lirie na mbante në këmbë, na mbante në ajër me shpresë dhe ndjeheshim pjesë të historisë. Më në fund edhe prindërit tanë ja bënë bam.

Ҫdokush e ka një histori ku e kupton se është i lirë të lexojë, të mendojë madje edhe të shkruajë, dikush nga Jean – Paul Sartre, dikush nga Che Guevara, apo nga Papa Wojtyla…

Unë e kam dhuratë nga Visar Zhiti dheferri i tij i ҫarë.

Tani kur kaloj në atë rrugë, të zbukuruar për festat e 2020, e ndjej se jam mbi gjakun e tyre, mbi gjakun e atyre që e ҫliruan këtë bulevard, e nuk besoj se pllakat të lahen ndonjë herë mjaftueshëm.

Njerëzit shëtitin të qetë tashmë mbi këto pllaka të përgjakura. Madje edhe autoritetet shtetërore kalojnë sipër tyre me makinat luksoze, pa e prishur terezinë më gjatë. Duket sikur ҫdo gjë është nën kontroll tashmë, ferri Zhitit është harruar diku bashkë me ëndrrat për demokraci. Qeveritarët tanë në pamje të parë të lumtur, ju urojnë Gëzuar festat, duke u ҫlirurar nga ҫdo lloj përgjegjësie për 30 vjet dështim.

Kohë më të mira se sot nuk ka patur historia jonë, por e sigurtë është se ne meritojmë më shumë se kaq, ndaj kohët më të mira janë për të ardhur akoma. Kështu prindërit tanë, që aq shpesh i fajësojmë për këtë demokraci të dështuar, e kanë një moment në histori, ata e bënë, e sollën, megjithëse gjithcka tregon se nuk e përballonin dot…

Edhe fëmijët tanë do të na fajësojnë neve, për këtë demokraci patetike, për këtë kombin tonë pa shtet serioz, pa siguri, pa shëndetësi, pa arsim… po ju si nuk reaguat!? Kështu prindërit tanë e kanë një tregim serioz, ndërsa tregimi ynë është duke pritur 2020 minimalisht, është duke pritur protagonistë. Gëzuar, dhuroni Ferrin e Zhitit sivjet, është ballë kazani, noradrenalinë shpirtërore!

Next Post
Traditë e fundvitit, përzgjidhen 3 nënoficerët më të mirë të Forcave të Armatosura për 2019 (EMRAT)

Traditë e fundvitit, përzgjidhen 3 nënoficerët më të mirë të Forcave të Armatosura për 2019 (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In