Danny Drinkwater dhe Tiemoue Bakayoko mund të largohen këtë verë nga Chelsea, këtë e raporton Daily Telegraph.
Dyshja e mesfushës nuk është thirrur për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, e cila përfundoi 2-2.
Bakayoko kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Milani ndërsa Drinkwater nuk luajti asnjë ndeshje nën drejtimin e Sarrit.
Sipas raportit, Chelsea është gati të dëgjojë oferta nga klubet e interesuara.











