• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koha të rriten sërish pagat”/ Rama ‘kritika’ policëve: Kanë marrë një hov të paudhët por duhen…

by
07/09/2022 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha që të rriten sërish pagat për policinë. Gjatë takimit me drejtorët e policisë, kreu i qeverisë u shpreh se “pagat do i rrisim menjëherë sidomos për nivelin bazë, por thënë kjo, që në thelb do të thotë se pavarësisht cfarë thuhet, e gjithmonë do thuhet për fat të keq, nuk ka pasur kurrë në historinë e policisë një raport si ky që ne kemi vendosur me policinë e shtetit”.

Kryeministri Rama u shpreh se ne heshtje ka mbështetur protestën para ministrisë se Brendshme per vogëlushen qe u vra nga polici ne plazhin e Potamit.

Me tej Rama u shpreh se kohet e fundit kane marre hov te paudhët ne policinë e shtetit, por theksoi se duhen ndaluar me disipline ushtarake.

“Ishte vërtet një neveri e gjallë sesi më të pangushëllueshmit u shfaqen ulëritësit profesionistë, në politikë dhe media, a thua se vogëlushja iku nga kjo botë për të furnizuar me gjakun e saj engjëllor makinerinë djallëzore të urrejtës që nuk  rresht janë po ata. Madje jo vetëm që nuk dua të merrem me ata por arsye që i sjell këtu është se dua ta them publikisht me keqardhje që bëra gabim që u mora menjëherë pas ngjarjes dhe u keqkuptova se e kishin të gjithë me ata që ishin të revoltuar, sic isha dhe unë vetë. Në fakt nuk ishte kështu, Jo vetëm i kam mirëkuptuar, por me veten time në heshtje i kam përgëzuar për të dalë në atë protestë paqësore këtu para ministrisë së brendshme, pavarësisht se ai soji e shkatërroi edhe atë protestë. Nuk isha me atë që vogëlushen e vrau shteti, por ndaj dhimbjen me ata.

Dua të ngre një pyetje pasi e kam pyetur veten shumë shpesh. A ishte ai individ i paudhë me skafin e tij vrastar shëmbëlltyra e sotme e policisë së shtetit? Sepse nga kjo pyetje përgjigja e saj vazhdon në dy rrugë të ndryshme dhe jo paralele arsyetimi. Unë them jo, as aq që uroj të marrë ndëshkimin më ekstrem dhe as të tjerë individë, të cilët vetë agjencia e mbikëqyrjes policore i ndjek dhe i heton, i ndalon brenda uniformave blu nuk kanë shëmbëlltyrën e policisë, ata janë jashtëmbetje të një organizmi që është në transformim, ku të paudhët nuk mungojnë, por luftohet dhe luftohen më shumë se asnjëherë më parë. Edhe pse le ta themi që në muajit e fundit kanë marrë një hov të paudhët brenda llojit në policinë e shtetit, një hov që duhet ndërprerë me disipline ushtarake.

Falë angazhimit të trupës dhe drejtimit profesional dhe të vendosur të agjencisë së mbikëqyrjes policore nga drejtori i i ri i policisë nga janari në qershor të këtij viti janë dënuar me burg me vendim gjykatë 29 punonjës, me arrest shtëpie 31 dhe 31 të tjerë me masë disiplinorë. 12 janë ish shefa komisariatesh dhe një një drejtor. Pra prerja e druve të shtrembër në rreshtat e gjatë të policisë është pjesë e pandashme e rritjes së fuqizimit të saj”, tha Rama.

/e.d

Next Post
Vdekja tragjike e 7-vjeçares në Himarë/ Rama: Do ngrihet një Njësi Speciale Policore me emrin “JONADA”

Vdekja tragjike e 7-vjeçares në Himarë/ Rama: Do ngrihet një Njësi Speciale Policore me emrin “JONADA”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In