Qysh nga 19 maji i vitit 2021, kur Sekretari Amerikan i Shtetin, Antony Blinken e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata” në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë rrjedhur shumë ngjarje, madje shumë prej të cilave përtej çdo lloj parashikimi. Kjo pasi çdo ditë që kalon, po dalin në pah shumë prova dhe fakte që tregojnë se ish-kryeministri Berisha mashtron kur thotë se vendimi i DASH, që e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata”, e kapi në befasi dhe se në asnjë rast, sipas tij, nuk kishte arsye që ai të shpallje person i padëshiruara nga amerikanët.
Berisha e ka luajtur bukur rolin gjatë gjithë këtyre muajve kauzën e pafajësisë dhe atë të një politikani babaxhan, që nuk ka abuzuar me pushtetin, duke helmuar kështu me propagandë mbështetësit e tij, në mënyrë që t’i ata mbajë të karikuar dhe pranë vetes, gjatë këtyre ditëve të vështira që po kalon, sidomos pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe që për ironi apo jo, të njëjtën skemë ndaj tij, ndoqi pak javë edhe Britania e Madhe, e cila e shpalli gjithashtu “non grata” kreun e “Foltores”. Por për këtë dhe zhvillimet politike, si dhe ato gjeopolitike ka folur ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.
Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, thotë se Meta dhe Berisha janë bërë bashkë nga halli, ndërsa theksoi se atyre askush nuk iu shkon pas në protesta. Duke komentuar shpalljen “non grata” të Berishës, zoti Klosi theksoi se amerikanët dhe britanikët kanë prova ndaj tij, ndërkohë që akuzat e ish-kryeministrit ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alaistair King-Smith i cilëson si shpifje.
-Zoti Klosi, së pari ju falënderojmë që gjetët kohën për të dhënë një intervistë për gazetën “SOT” dhe ndërkohë ju falënderojmë në emrin tonë e të audiencës për bashkëpunimin e çeliktë që kemi krijuar karshi njëri-tjetrit prej gati 2 dekadash. Si fillim më lejoni t’ju pyes për zhvillimet brenda opozitës, ku ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dhënë sinjale se do të hyjnë bashkë në një koalicion sa i takon zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Si e shihni bashkëpunimin Meta-Berisha?
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë nga halli. Nga kjo pikëpamje dua të theksoj se hesapi e ka që ata të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, pasi nuk kanë rrugë tjetër. Kështu që bashkëpunimi mes Saliut dhe Ilirit më duket i arsyeshëm. Pastaj do t’ia dalin apo jo, kjo mbetet të shihet se ka edhe interesa që jo gjithmonë përputhen, sidomos kur kemi përpara Metën dhe Berishën.
-Gjithashtu, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryetari i “Foltores”, Sali Berisha gjatë verës paralajmëruar se këtë vjeshtë vendi do të buçiste nga prostata dhe revoltat, me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama 3”, të cilën ata e quajnë të korruptuar dhe inkriminuar. Sot që flasim nuk kemi parë ndonjë protestë të thirrur prej dyshes Meta-Berisha, të paktën në përmasa siç dhe ata e trumbetuan me të madhe. Sipas jush, sa të suksesshëm do jenë Berisha dhe Meta për të mbushur sheshet me protestues?
Shiko deklaratat e Sali Berishës dhe Ilir Metës se në vjeshtë d të bëhej nami dhe vendi do të ziente nga protestat, janë deklarata politike dhe emocionale, për t’iu dhënë zemër militantëve të tyre, por jo se e kanë aq kollaj. Po ta kishin mundësinë dhe t’iu shkonin qytetarët pas, Meta dhe Berisha do i kishin bërë protestat me kohë. Kështu që fakti që protestat e thirrura nga “Foltorja” dhe Partia e Lirisë, tregon se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk ka aq ndjekës sa t’iu shkojnë pas. Pra, askush nuk i shkon pas Saliut dhe Ilirit në protesta, në mënyrë që t’iu shkojnë nga mbrapa. E kuptoni që deri më tani kanë dështuar, pasi të deklarojnë dhe paralajmërojnë protesta të fuqishme dhe të mos iu shkojë pas njeri, tregon se ata nuk kanë më mbështetje.
-Ndërkohë një tjetër çështje e rëndësishme që ka marrë jo pak vëmendje, ka të bëjë me legjitimitetin e PD. Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 3 Nëntorin 2022, si datë për fatin e Partisë Demokratike, e cila prej gati një viti ndodhet e ndarë në dy kampe. Keni një koment?
Të presim vendimin e gjykatës.
-Dakord, por ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ndien se Gjykata e Apelit do t’i heq atij të drejtën për të drejtuar Partinë Demorkatike dhe ka nisur ta sulmojë atë e shantazhojë trupën gjykuese që ka në dorë çështjen. Madje, zoti Berisha shkoi deri atje kur sulmoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim për të cilën theksoi se po ndërhyn në gjykatë, me qëllim që kjo e fundit të vendosë në disfavor të tij. Si ju duken këto deklarata?
Shiko, ish-kryeministri Sali Berisha e ka praktikë dhe ves të tijin të kah moçëm që të sulmojë, shpifë dhe intimidojë këdo që nuk është dakord me të. Saliu e ka kuptuar me kohë që nuk e ka Partinë Demorkatike zyrtarisht dhe se këtë të fundit e ka marrë “peng” pa folur ende gjykata. Por në këto kushte Berisha nuk ka çfarë të bëjë tjetër dhe po përpiqet të jetë në qendër të vëmendjes duke shtuar presionet ndaj gjykatës dhe ambadores Kim. Kjo është rruga e vetme e Sali Berishës që i ka mbetur të bëjë, që të sulmojë gjykata dhe amerikanët, që nesër kur Gjykata e Apelit t’ia heq të drejtën atij nga PD, ai të dalë dhe të thotë se shiko: “Amerikanët dhe gjykata ma bënë këtë puc, mua më takon Partia Demokratike, mua më duan demokratët, e më the të thashë”. Nuk çuditem fare nga diskursi dhe strategjia politik e ndjekur nga Berisha në këto 30 vite. Unë nuk e di çfarë vendimi do të japë gjykata, por jam i bindur se Sali Berisha nuk ka për ta njohur atë vendim.
-Sali Berisha ka shtuar sulmet edhe ndaj britanikëve, pasi u shpall “non grata” nga Britania e Madhe pak javë më parë, ndërkohë që ka sulmuar ambasadorin anglez në vendin tonë, se është i korruptuar dhe madje kërcënoi se do ta hedhë në gjyq Londrën zyrtarë, njësoj siç veproi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken. Keni një koment?
Ish-kryeministri Sali Berisha është një shpifës kronik. Ai gënjen kur thotë u tërhoq nga gjyqi në Francë kundër Sekretarit Blinken, pasi gjykata francez nuk e regjistroi padinë. Nuk është tërhequr Sali Berisha. Saliu nuk tërhiqet. Saliu shkaktoi ’97 dhe “21 Janarin”, ku u vranë qytetarët dhe nuk u tërhoq. Kështu që gjyqi në Francë nuk u regjistrua sa i takon akuzave të tij ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit.
-Si i shikoni akuzat e Sali Berishës, se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë prova ndaj tij dhe se shpallja e tij “non grata” nga këto dy vende është bërë mbi bazë lobingjesh dhe mashtrimesh…
Po çfarë prisnin tjetër ju të thotë Saliu se jam i përlyer. Nuk çuditem fare nga deklaratat e Berishës, pasi ky i fundit do të vijojë të bërtasë edhe kur nuk i shkon pas njeri apo nuk ja var njeri. Berisha këtë natyrë ka dhe “vesi vdes me shpirtin”. Kjo është metoda e Saliut, një njeri dhe politikan që e bën të bardhën të zezë dhe anasjelltas. Sali Berishës as nuk i skuqet faqja fare. Berisha flet kuturu dhe kush ta besojë le ta besojë. Sa i takon a ka prova Londra dhe Uashingtoni kundër Sali Berishës, të cilën e shpallën “non grata”, besoj se po. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë prova kundër Berishë dhe se ai është shpallur “non grata” bazuar në prova.
-Nga ana tjetër le të ndalemi pak tek drejtësia. Sot që flasim Prokuroria Specialë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka në dorë shumë dosje sensitive, sikundër janë “Gërdeci”, “21 Janarin”, afera e Inceneratorëve apo edhe tjetërsim i pronave të ish-Kompleksit “Partizani”. Sipas jush, ka ardhur koha që të hapen dosjet e bujshme?
Këto dosje dhe zbardhjen e tyre nga drejtësia e re, por edhe për dosje të tjera, janë gjëra që pikësëpari janë kërkuar me kohë që të zbardhen dhe vendoset drejtësi, fillimisht nga qytetarët me kohë. Mendoj se ka ardhur koha të zbardhen dosjet e bujshme dhe kushdo që është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale duhet të japë llogari. Gjithë shpresa e jona si qytetarë, ndaj reformës në drejtësi, kjo a qenë që të zbardhen dosjet e bujshme dhe të vendoset drejtësia e munguar. SPAK e ka për detyrë të rihapë të gjitha çështjet e bujshme që u mbuluan nga prokuroria dhe politika para reformës në drejtësi. Nëse nuk hapen dosjet e bujshme dhe nuk dalin para drejtësisë fajtorët dhe zullumqarët, duke i dënuar, kërkush nuk do të ketë më besim tek reforma në drejtësi dhe organeve të dala prej saj. Gjithë ajo reformë që është bërë nëse nuk hapen dosjet e bujshme, do të jetë zero.
-Ndërkohë Shqipëri ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Pas këtij sulmi fshihet një grup hakerash iranianë të mbështetur dhe financuara nga Irani dhe regjimi i tij diktatorial. Keni një koment?
Gjithë bota goditet nga sulmet kibernetike dhe nuk është fare çudi. Unë nuk jam suprizuar nga sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë, pasi në çdo vend të botës ndodhin kësisoj sulmesh. Por ne si Shqipëri, duhet të nxjerrim si mësim që të marrim masa për të forcuar sistemin dhe të investojmë në mbrojtje, pasi sulmet do të ketë gjithmonë, siç ndodh edhe në vende më të mëdhenj se ne. Hakerat janë lloj-lloj. Nëse këtë radhë ishin iranianët, nesër mund të jenë hakera privat që kërkojnë dëmshpërblim të madh, Pra, domethënë sistemi informatikë është i zbuluar nëse nuk merren masa të forta dhe duke shpenzuar ca para dhe vendosur aty njerëz dhe ekspertë të mirë që të mbrojnë sistemin tonë. Kjo është e gjitha. Deri më tani mo na mbrojnë aletatët Perëndimorë, por tani ka ardhur koha që të mbrojmë edhe pak veten.
– Zoti Klosi, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013. Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë. Pas sulmit kibernetik të muajit korrik, Ambasada amerikane në Shqipëri pati ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm, që është thënë se ka pasur cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim.
Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik të këtij viti, por që pas alarmimit të amerikanëve u anulua. Por edhe qeveria shqiptare nuk ka ndenjur duarkryq, pasi Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më 7 shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të muajit korrik janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”. Megjithatë, regjimi iranian nuk është mjaftuar me kaq dhe madje ka kërcënuar se do sulmojë muxhahedinët e strehuar në MEK përmes dronëve që nga Irani. Sa e kërcënuar është Shqipëria sipas jush nga Irani?
Janë kërcënime propagandë. Është një blof që luan Teherani, pasi nuk ka shanse të sulmohet baza e MEK në Manzë. Që të vijnë dronet iranianë , ata duhet të kalojën gjithë hapësirën e NATO-s. Pra nga një anë është Turqia dhe Bullgari, nga ana tjetër Greqi, që nuk do të lejojnë dronët iranianë të godasin MEK-un në Shqipëri. Dhe nga kjo pikëpamje është absurde ta mendosh se Iranin do të godasë muxhahedinët e MEK në Shqipëri. Nuk ka shanse dhe se kërcënimet e Teheranit janë thjeshtë presione dhe blofe.
-Keni një komet mbi luftën Rusi-Ukrainë dhe kërcënimet e Moskës se do të përdorë Armë Bërthamore?
Armët Bërthamore janë histori tjetër, pasi është luftë krejtësisht e ndryshme nga ajo konvencionale. Armët Bërthamore nuk u përdorën gjatë Luftës së Ftohtë, kur acarimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë ishin shumë herë më të forta se ato që shikojmë sot. Tani është një problem i rëndësishëm sigurisht, sikundër është lufta Rusi-Ukrainë, që nuk besoj se do të degjenerojë në përdorimin e Armëve Bërthamore nga shtetet që i disponojnë ato, pasi në të kundërt do të ishte fund i botës. Mos harroni që edhe SHBA dhe NATO ja ka bërë të qartë Rusisë se nëse Moska do të përdorë Armët Bërthamore ata nuk do të qëndrojnë indiferent. Kjo është shumë e rëndët.
Mos harroni që rustë i kanë bërë llogaritë dhe e dinë që NATO nuk do të qëndronte dhe mbante sehir. Ndërkohë nga ana tjetër, edhe Ukrainë nuk është në situatë shumë të mirë, paçka se po e ndihmon me armë moderne Perëndimi. Ekonomikisht Ukraina është në situatë shumë të rëndë dhe besoj në këtë, që Lufta do të zgjasë. Rusia dhe Ukrainë janë vende t lodhur dhe nga kjo pikëpamje mendoj se lufta do të zgjasë. Rusia po bën presion si superfuqi Bërthamore dhe retorikat e saj kërcënues bëhen në kuadrin e frikësimit dhe shantazhit, që kush të trembet le të trembet, pasi Moska thjeshtë po provokon. Por NATO nuk i hëngri këto presione të Rusisë pasi ja bëri të qartë se mos guxo të përdorësh Armë Bërthamore, pasi përgjigjja e saj do jetë e fortë dhe e shpejtë.
/e.d