• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha që PD t’i rimarrë votat e shkuara te LSI

by Mero Baze
27/12/2017 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka shumë zëra që kritikojnë një koalicion të mundshëm afatgjatë mes Partisë Demokratike dhe LSI-së, si të pafavorshëm për PD. Këtë e thonë jo vetëm kritikët e kryetarit të PD nga brenda PD, por dhe shumë komentatorë politikë, të cilët e mbështesin arsyetimin e tyre më shumë mbi baza morale. Por një vështrim më i ftohtë i pozicionit të ri të LSI, mund të ndryshojë këtë histori në favor të PD-së, edhe pse larg të bërit atë fituese.

Në fakt, një aleancë afatgjatë mes PD dhe LSI, është rruga më e dobishme për Partinë Demokratike për të rigjeneruar fuqinë e saj të humbur nga baticat dhe zbaticat në raport me LSI.

Pozicioni i tanishëm politik i LSI është momenti më i favorshëm që PD ta afrojë atë në koalicion, pasi kështu mund të rithithë brenda vetes shumë njerëz që shkuan prej saj në LSI më 2013, kur LSI ndoqi një politikë të butë ndaj “tradhtarëve” të PD që donin të vazhdonin të ishin në pushtet, dhe me koalicionin LSI-PS.

Falë një politike të butë dhe përthithëse të Ilir Metës për këtë kategori, PD u rrënua në zgjedhjet e 2015-së dhe po ashtu pati hemoragji të fortë në zgjedhjet e 2017. LSI vetëm u rrit dhe mbrojti elektoratin e saj më 2017.

Sot LSI ka një qasje të re politike. Ajo nuk është më partia që qëndron në mes, që përthith faktorë lokale elektoralë  të PD apo të PS.

Sot LSI është parti radikale, me qëndrime të forta ndaj PS-së, biles shumë më të forta se të PD. Ajo po identifikohet përditë, si një parti e armiqësuar me PS për punët e veta, me qëndrime politike shpesh anormale dhe me një fjalor politik vulgar.

Kjo gjuhë politike e LSI, bën që askush nga PS të mos orientohet më nga LSI dhe të konsolidohet një armiqësi politike mes tyre, që i jep fund rrjedhjes së votave nga e majta, dhe çarjes së re të mundshme të së majtës.

Por nga ana tjetër, ky është një opsion që mund të rrisë Partinë Demokratike, pasi tani është ajo që mund të marrë votat e ikura tek LSI. Unifikimi i LSI me qëndrime ekstreme lë pak hapësirë për rolin e  vjetër të saj si parti mes dy partive të mëdha, dhe i jep shans shumë demokratëve që kanë pas shkuar tek LSI të rindjehen si në shtëpinë e tyre sërish në PD.

Ata që kritikojnë këtë koalicion kanë të drejtë në faktin se nuk mund të jetë fitues, por një riorganizim votash benda opozitës, do të rrisi PD dhe do zvogëlojë LSI. Në këtë aspect, Basha mund të ketë interesin e vet, pasi në zgjdhjet e ardhshme mund të marrë rezultat më të mirë se në këto zgjedhje, por jo fitues. Të paktën mund të ketë shansin të thotë se filloi ndryshimi.

Next Post
Pengimi i referendumit, Spanja tërheq policinë nga Katalonja

Pengimi i referendumit, Spanja tërheq policinë nga Katalonja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In