• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koha nuk pret! Si dhe sa shpejt shkojnë armët e perëndimit në Ukrainë?

by
04/03/2022 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën dhënies së 450 milionë eurove ndihma direkte ushtarake për Ukrainën, për sistemin e mbrojtjes ajrore, për bazukat si dhe për municionet dhe armatime të tjera ushtarake. 50 milionë euro të tjera janë parashikuar të jepen për karburantet dhe armatimet mbrojtëse.

Në fakt paktet e BE nuk lejojnë që buxheti i unionit të përdoret për qëllime ushtarake. Por për të ndihmuar Ukrainën, BE-ja ka aktivizuar të ashtuquajturën “Mjete paqësore europiane”. Ky është një fond special i krijuar një vit më parë nga Këshilli i BE për vitet nga 2021 deri 2027. Tek ky fond mund të futen deri 5 miliardë euro për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe për mbrojtjen nga konfliktet.

Jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe Gjermania ka bërë ndryshime në politikën e mbrojtjes. Qeveria gjermane shfuqizoi ndalimin e dërgimit të armëve në zonat e luftës. Ushtria ukrainase do të marrë nga rezervat gjermane mes të tjerave 1000 bazuka dhe 500 raketa tokë-ajër të klasës Stinger.

Edhe SHBA ka shtuar ndihmat ushtarake duke dhënë armë me vlerë prej 350 milionë dollarë (313 milionë euro mes të tjerave për raketa tankesh të tipit Javelin, raketa kundërajrore të tipit Stinger, armë të vogla dhe municione. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën ka arritur kështu në 12 muajt e fundit në gjithsej një miliardë dollarë, kurse që nga viti 2014 në më shumë se 2,5 miliardë dollarë.

Sfida logjistike

Për forcat e armatosura ukrainase furnizimi me armë është ndihmë e  rëndësishme në luftën kundër pushtuesve rus. Megjithatë kanë dalë probleme logjistike. Deri tani ndihmat ushtarake të Perëndimit janë furnizuar sipas llojit të armës me rrugë tokësore ose ajrore.

Por hapësira ajrore e Ukrainës kontrollohet ndërkohë nga avionët luftarakë rus. Ata mund të “bllokojnë furnizimet me sulme ajrore dhe sulme me raketa,” i shkruan Deutsche Welles, Gustav Gressel, studiuesi austriak i shkencave politike, ekspert për Europën lindore dhe politikën e mbrojtjes në Institutin “European Council on Foreign Relations” të Berlinit.

“Nëse i dinë rrugët e furnizimit, ata mund t`i vëzhgojnë ato dhe mund të kërkojnë mjetet specifike të transportit”, shkruan Gressel.

Pas refuzimit nga Hungaria të transportimit të armëve për Ukrainën nëpërmjet territori ttë saj, fokusi drejtohet tek Polonia. Polonia ka një kufi 535 kilometrash të gjatë me Ukrainën. Sidomos ushtria e SHBA ka kohë që dërgon trupa dhe armatime ushtarake në partnerin e NATO-s, Poloninë.

Roli kyç i Polonisë

“I gjithë armatimi është duke u mbledhur këto momente në kufirin polak”, thotë për Deutsche Wellen, Ed Arnold, ekspert për sigurinë europiane në Institutin e Londrës “Royal United Services”.

“Edhe sikur ta zëmë për shembull se Sllovakia do ta donte një gjë të tillë [furnizimin e armëve nëpërmjet territorit të saj – Shënim i redaktorit.] rruga do të ishte e vështirë për shkak të gjendjes gjeografike të vargmaleve që shtrihen nga Sllovakia në Rumani. Kështu që mbeten dy rrugë të tjera: Njëra ndodhet afër kufirit bjellorus, tjetra diçka më në jug”.

Marc Finaud, drejtor i sektorit për tregtinë e armëve në Fondacionin “Qendra për politikën e sigurisë” në Gjenevë, paralajmëron për rreziqet që ekzistojnë nga furnizimet e armëve, të cilat mund të ndryshojnë shumë shpejt dinamikën e luftës. “Nëse këto karvanë ose transporte bllokohen dhe nëse vendet perëndimore sulmohen, atëherë tensionet mund të rriten qoftë në territoret e NATO-s qoftë matanë kufirit me Ukrainën dhe gjendja mund të përshkallëzohet”, thotë Finaud për Deutsche Wellen.

Rusia nuk guxon ende “të verë në shënjestër furnizimet perëndimore”, duke e penguar një përshkallëzim të tillë, mendon Ed Arnold. Megjithatë ai është i befasuar që forcat e armatosura ruse nuk i kanë prerë këto dy rrugë të mundshme furnizimi: “Ata kanë mundësinë që të futen nga jugperëndimi i Bjellorusisë dhe të shkojnë të bllokojnë të gjitha armatimet që vijnë aty”.

Koha nuk pret

Për ushtrinë ukrainase që lufton përreth Kievit dhe qytetit tjetër të madh Charkiw, koha nuk pret për marrjen e armëve të nevojshme. Furnizimi me armë është sidomos problematik për “forcat e armatosura ukrainase që ndodhen në frontin lindor, të cilat mund të shkëputen nga pjesa tjetër nëse nuk përparojnë shpejt dhe kalojnë në pjesën perëndimore të lumit Dnjepr. Ata kanë nevojë për furnizime të reja, sepse zhvillojnë luftimet më të ashpra. Dhe trupat e Brigadës 95 ajrore janë trupat më të mira të ushtrisë ukrainase.”

A ka mundësi tjetër për të sjellë sistemet perëndimore të armëve në linjën e frontit në Ukrainë? “Luftëtarët ukrainas ose luftëtarët e huaj mund t`i marrin armët në Poloni dhe t`i sjellin duke i kaluar nëpër kufi,” përgjigjet Arnold. “Por kjo gjë nuk është e mundshme në sasi të madhe.”

Aktualisht i madh është rreziku që forcave të armatosura ukrainase t`u mbarojë municioni. “Municioni për armët e rënda ukrainase mjafton mbase edhe për pesë ditë. Pastaj ata mund të mbështeten tek armët që iu merren rusëve. Por edhe me to nuk mund të zgjasë shumë.”

Krahasim i kapaciteteve ushtarake të dy vendeve: 

/b.h

Next Post
Hileja e radhës e FSHF-së, po tenton të shmangë gjykatat. U votua një nen, por nuk kishte të drejtë vote

Hileja e radhës e FSHF-së, po tenton të shmangë gjykatat. U votua një nen, por nuk kishte të drejtë vote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

January 31, 2026
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

January 31, 2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In