• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha e Kurtit nuk do zgjasë shumë!

by Dritan Hila
01/02/2021 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Albin Kurti duket i pandalshëm në rrugën e tij drejt fronit kryeministror. Me udhëheqjen e PDK-së të nxjerrë jashtë loje nga faktori ndërkombëtar me ndihmën e serbëve; me një LDK tashmë të plakur; me partiçka që as e kanë idenë nëse po konkurojnë për komunat e Kosovës si krahinë autonome nën Serbinë apo Republikën e Kosovës, Albin Kurti e ka të sigurtë fronin.

Edhe elementët e moderuar të Kosovës të cilët janë të qartë që populizmini tij është joproduktiv, mendojnë që ndoshta është e mira që LVV të provohet më pushtet dhe dështimi i saj të bëjë esëll votuesit.

Kjo logjikë mund të ishte e drejtë në kushte normale. Por Albini nuk është normal dhe Kosova nuk është normale. Hungaria mund t’ia lejojë vetës luksin që të provojë një të ç’ekuilibruar. Polonia po ashtu. Madje edhe Shqipëria. Por jo Kosova. Kosova nuk është shtet normal. Kosova është shtet artificial. Kosova është një krahinë historike e Shqipërisë, (pavarësisht se tani na paska lindur indentiteti kosovar), e cila për një sërë rrethanash është bërë shtet i pavarur. Por nuk ka as historinë si shtet, as sipërfaqen, popullsinë apo gjuhën.

Janë pjesë integrale e Shqipërisë. Dhe si e tillë nuk mund të luajë lojë të rëndë që pretendon Kurti, apo Ramushi para tij.Votuesit e Albinit mendojnë se ai do zhduke korrupsionin. Një vrimë në ujë do bëjë. Në shoqëri të varfra korrupsioni është prezent. Urinë e stomakut nuk ka Albin që e tremb. Do dështojë.

Ndjekësit e tij mendojë se do ja vërë kufirin te thana Serbisë. Asgjë nuk do bëjë. Me kaçakë si Albini, Serbia e ka më kollaj. Ramushi para tij dhe tani Albini nuk do ta bashkojnë Shqipërinë me Kosovën. E nisi Ramushi me të madhe dhe përfundoi që firmosi 8.000 hektarë për Malin e Zi. Edhe Albini do ulet si Çeçua për bisedime me Serbinë.

Se kur u ul Ramushi, Albini dhe ndjekësit e tij që nuk dinë si shkrehet pushka, do ulen se s’bën.E vetmja e mirë që mund t’i bëjë Albini Kosovës, është që mos ta prishë me perëndimin. Nëse vazhdon me grandomaninë që e ka nisur, ka rrezik të përfundojë në një kurs përplasjeje me miqtë që e bënë atë shtet.

Kurti është i djallëzuar. Ai e di se perëndimi nuk mund ta hajë turpin me bukë dhe të shkrijë një shtet vetëm se një aventurier është në krye të tij. Me shumë gjasa do ta rrëzojnë për pak kohë. E vetmja shpresë është që kjo periudhë të ketë sa më pak dëme.

Ndërkohë PDK-ja ka nxjerrë ne pah një brez të rinj të shkolluar në perëndim që fillon nga Enver Hoxhaj dhe përfundon tek militantët e UÇK-së. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe LDK-ja. Era e Albinit nuk do jetë e gjatë. Ndërkohë ata qe do marrin udhëheqesinë duhet të jenë gati që të riparijnë gafat që do bëjë Kurti në qeverisje, dhe ta çojnë Kosovën përpara.

Next Post
“Po sikur të ishe Zoti?” Hajdari: Do fusja në burg politkanët. Të paktën…

“Po sikur të ishe Zoti?” Hajdari: Do fusja në burg politkanët. Të paktën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In