Partia Demokratike ka përmbyllur fushatën elektoralen në Fier. Para simpatizantëve demokratë, Basha deklaroi se Rama dhe as ndonjë tjetër nuk do e kenq më kurrë timonin. Sipas Bashës nuk është çështje timoni, por çështje motori, duke nënkuptuar ekonominë.
“Nuk është çështje timoni, por çështje e motorit që është ekonomia e fortë. Timonin e vërtetë kurrë nuk do ta ketë as Edi Rama as një tjetër. Me mua kryeministër timonin e fatit, punës, jetës do ta keni në duart tuaja. Rama ishte 4 vjet në timon. Katër vjet timon i Ramës ishin shkatërrim i ekonomisë, zero mbështetje për fermerët dhe mijëra biznesë të mbyllura. Të mos harrojmë, Rama premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, ndaj nuk mund t’ia japim më timonin”, tha Basha.
Koha e cirkut dhe estradës do të marrë fund, tha Basha.Lideri i PD bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime. Basha deklaroi se ekonomia është prioriteti i tij dhe më 25 qershor vota duhet të shkojë për zhvillimin ekonomik.
“Mos shkoni vetëm në votime, merrni me vetë edhe të afërmit që të hakmerremi ndaj keqqeverisjes së këtyre 4 viteve. Rama ka nisur turin e fundit të gënjeshtrave, por nuk ka plan dhe nuk guxon të përballet as me mua në debat. Rama po i harxhon këto ditë me estradën e fundit të shëmtuar. Estrada e Ramës na ka kushtuar 16 miliarde euro në 4 vjet. Rama beson tek fasadat dhe palmat, jo tek ekonomia. Rama po heq vëmendjen nga prioriteti kryesor, ekonomia. E keni parë si shtrihet në skenë nga frika, belbëzimi. E keni parë sesi i merret goja. Më 25 qershor të vendosim për çështjen më të rëndësishme që është ekonomia”, deklaroi Basha.
Kryetari i PD, tha se reforma në drejtësi nuk ndalet dhe se në republikën e re institucionet e shtetit do jenë më të forta.
“Rama dhe Meta le ta dinë se reformën në drejtësi nuk e ndal më askush. Institucionet e shtetit do jenë më të forta.”/Javanews.al/a.ç











