• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha e duhur për Ministrinë e Shkencës

by Fatos Çoçoli
07/10/2024 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Shpenzimet për kërkim shkencor në Shqipëri nuk i kalojnë 0.18 përqind të PBB-së së vendit, që shënon nivelin më të ulët në Evropë. Konkurrenca ekonomike dhe eksportet mbajnë ende në pjesë të rëndësishme të tyre teknologji të vjetëruara, të cilat duhen zëvendësuar sa më shpejt me teknologjitë e reja të komunikimit dhe digjitalizimit. Numri i personelit për kërkim shkencor tek ne është shumë i ulët, vetëm 0.3 për 1 mijë banorë. Vendi ka nevojë të trefishojë shpenzimet publike për kërkim shkencor, duke rritur edhe pjesën e shpenzimeve të brendshme bruto për kërkim shkencor nga burimet e huaja, duke përfshirë programet për hulumtim shkencor të Bashkimit Europian, deri në pikën ku qeveria jonë të mbulojë 40 përqind të shpenzimeve për këto projekte. Kërkimi shkencor duhet të orientohet drejt fushave të ekonomisë sonë që kanë më teper potencial dhe nevojë, si prodhimi bujqësor e blegtoral, eksporti i produkteve tona bujqësore, inovacioni në sera, inovacioni në shërbimet turistike, në energjitë e rinovueshme, etj.

Ne duhet të krijojmë urgjentisht katër ose pesë qendra shqiptare të ekselencës në shkencë, të orientuara pikërisht drejt fushave të mësipërme, si dhe të pajisura me pajisjet laboratorike me teknologji bashkohore dhe të dedikuara. Ndoshta me këtë në mendje, qeveria ka çuar në Kuvend një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një ministri e re dhe Akademia e Shkencave. Në projektligj detajohet krijimi i një ministrie të re të posaçme, përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor. Së bashku me këtë ministri, po formohet dhe një strukturë këshillimore pranë kryeministrit, me emrin Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor. Ka ardhur koha që të përmirësojmë veprimtarinë kërkimore në vend, sidomos në drejtim të përdorimit të teknologjive të reja dhe të intelingjencës artificiale në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë sonë. Këshilli do të ketë 7 ministra të fushave të ndryshme, 4 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë, Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe 3 anëtarë të Akademisë, si dhe përfaqësues të agjencive të inovacionit.

Ministri i shkencës do të ketë për detyrë hartimin e strategjisë në këtë sektor, si dhe të përcaktojë fushat prioritare të kërkimit shkencor. Në ndihmë të tij do të jetë Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor me 19 anëtarë, i drejtuar nga kryeministri, me bashkëpunimin edhe të ministrit të bujqësisë, shëndetësisë, mbrojtjes, energjisë, mjedisit, inovacionit. Teksa për përzgjedhjen e anëtarëve të universiteteve në këtë bord, është vendosur kusht që të jenë personalitete të njohur akademikë. Kompetencat e tyre do të ndryshojnë, në krahasim me ligjin për arsimin e lartë, ku gëzonin autonomi universitare në veprimtarinë shkencore. Ligji “Për Arsimin e Lartë” deri tani ka përcaktuar që fushat, drejtimet, vëllimi i punës dhe afatet e veprimtarisë kërkimore-shkencore përcaktohen nga vetë institucionet e arsimit të lartë. Kjo do të ndryshojë me projektligjin e ri, i cili parashikon që kjo përgjegjësi t’i kalojë ministrisë së re, Akademisë së Shkencave dhe Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor.

Pra, do të ndryshojnë kompetencat për drejtuesit e fakulteteve, pedagogët, senatet e universiteteve publike dhe private, të cilat do të jenë nën monitorimin e institucioneve politikëbërëse të vendit. Nuk dihet akoma mendimi i institucioneve të tanishme të arsimit të lartë për këtë nismë të re të qeverisë. Nëse do të ketë kërkesë për krijimin e institucioneve të veçanta për kërkimin shkencor veç universiteteve, Akademisë së Shkencave, parqeve teknologjike apo qendrave te transferimit të teknologjive bujqësore, vendimin e merr ministri përgjegjës, i cili jep lejen përkatëse. Ministri për shkencën do të ketë fuqi edhe për pezullimin apo mbylljen e tyre, kur vihen re nga monitorimi i saj/tij mospërmbushje të kritereve dhe ka vlerësim negativ. Ndër të tjera, do të krijohet edhe Regjistri kombëtar i Institucioneve dhe Kërkuesve Shkencorë, brenda dy viteve nga kthimi i këtij projektligji në ligj. Shkenca jonë duhet të ngrihet në nivelin që e kërkon koha, duke orientuar kërkimin shkencor drejt teknologjive të reja, digjitalizimit të ndjeshëm të sektorëve të ekonomisë dhe përdorimit në rritje të inteligjencës artificiale. Kjo ministri e re mund të përbëjë një shtysë konkrete drejt kësaj përparësie madhore për shoqërinë dhe ekonominë tonë.

Next Post
FOTOT: Thethi mbetet destinacion i pëlqyer në çdo stinë të vitit

Media britanike: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In